Shqiperia
Ceremonia e faljes në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Festa e Kurban Bajramit në Shqipër

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra qytetarë u mblodhën në orët e para të mëngjesit në sheshe dhe xhami për të kryer faljen e Bajramit, në një atmosferë lutjeje, reflektimi dhe solidariteti, përcjell albinfo.ch.
Ceremonia kryesore e faljes në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku morën pjesë besimtarë nga kryeqyteti dhe më gjerë.
Kurban Bajrami, i njohur ndryshe si Festa e Sakrificës, përkujton gatishmërinë e profetit Ibrahim për të flijuar të birin si shenjë bindjeje ndaj Zotit. Me këtë rast, shumë familje myslimane therin kurban, zakonisht dele, dhi apo lopë, dhe mishin e ndajnë me të afërmit, fqinjët dhe të varfrit si shenjë solidariteti dhe bujarie.
Festa e Kurban Bajramit do të vijojë gjatë gjithë ditës me vizita familjare, urime dhe ndarje të ushqimit me të afërmit dhe komunitetin, duke përforcuar vlerat shpirtërore dhe humane që kjo festë përcjell.
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet e turistëve në Zvicër u rritën në vitin 2024 Vizitorët në Zvicër shpenzuan 19.6 miliardë CHF vitin e kaluar, një rritje prej 2.2% krahasuar me...
-
Si e mbron Zvicra bujqësinë e saj?
-
Ndjenja e konsumatorit zviceran mbetet pozitive pavarësisht krizave
-
Cilat janë rregullat për të notuar në liqenet malore të Zvicrës?
-
Në Zvicër ka gjithnjë e më pak besimtarë