Lajme
Çështjet e rëndësishme që vendosen sot
Qytetarët zviceranë do t’u drejtohen kutive të votimit më 14 qershor për të vendosur mbi dy çështje federale me ndikim të madh për të ardhmen e vendit.
Tema më e diskutuar është iniciativa “Jo një Zvicre me 10 milionë banorë”, e propozuar nga partia SVP. Nëse miratohet, qeveria do të duhet të ndërmarrë masa për të kufizuar popullsinë nën 10 milionë banorë deri në vitin 2050, gjë që mund të çojë në kufizime të migracionit dhe të lëvizjes së lirë me Bashkimin Evropian.
Mbështetësit thonë se infrastruktura dhe tregu i banesave janë nën presion, ndërsa kundërshtarët paralajmërojnë pasoja për ekonominë dhe marrëdhëniet me BE-në. Sondazhet e fundit tregojnë një epërsi të lehtë të kampit kundër iniciativës, transmeton albinfo.ch.
Çështja e dytë federale lidhet me shërbimin civil. Propozimi synon ta bëjë më të vështirë kalimin nga shërbimi ushtarak në atë civil, duke kërkuar angazhim më të madh dhe trajnim të vazhdueshëm për ata që zgjedhin këtë alternativë. Mbështetësit argumentojnë se ushtria po humb shumë rekrutë, ndërsa kundërshtarët paralajmërojnë mungesa të personelit në sektorët socialë dhe shëndetësorë.
Në disa kantone do të votohet edhe për çështje lokale. Në Gjenevë, qytetarët do të vendosin për ndalimin e simboleve fetare të dukshme për zyrtarët e zgjedhur gjatë ushtrimit të detyrës dhe për zgjerimin e orarit të hapjes së dyqaneve të dielave.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Valët e të nxehtit po bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër Sipas të dhënave të observatorit evropian të klimës Copernicus, maji i vitit 2026 ishte muaji i... -
“Çmenden” çmimet e banesave në Cyrih -
Zvicra vendos sot: Kufi 10 milionë banorë apo vazhdim i politikës aktuale? -
Vdes 29 vjeçari në vendin e punës -
Një alpinist vdes në aksident në Matterhorn











