Teatër

Çfarë filma solli 2019-ta?

Çdo fundvit ekziston diskutimi mbi atë se “a ishte ky vit i shkëlqyeshëm për kinematografinë?”.

Natyrisht nuk ka një përgjigje të qartë, mirëpo mund të themi se secili vit sjell inovacion, emocione dhe profesionalizëm në ekranin e madh.

2019’ta ishte viti kur “Avengers: Endgame” dhe “Spider-Man: Far From Home” demonstruan që dallimi në mes të “udhëtimi nëpër park” dhe një filmi qëndron tek ekzekutimi, ndërsa “Toy Story 4” vërtetoi se vazhdimet mund të jenë po aq emocionuese dhe të dashura sa krijimet paraprake.

Kjo përderisa Netflix u dyfishua në tregun në rritje me “The Irishman” të Martin Scorsese, “Marriage Story” të Noah Baumbach dhe kthimin e befasishëm të Eddie Murphy me “Dolemite Is My Name”.

Studiot filmike tradicionale ishin gjithashtu në lojë, duke mbështetur gjigantët si “Once Upon a Time in Hollywood” të Quentin Tarantinos, epikën fanta-shkencë të James Gray, “Ad Astra” dhe i mrekullueshmi i James Mangold “Ford vs Ferrari”.

Këta ishin disa nga emrat dhe titujt që u bënë pjesë e shkrimeve të kritikëve të filmit dhe u shndërruan në të preferuarit e adhuruesve të filmit.

Ndërsa ne ju sjellim dhjetëshen më të mirë të këtij viti.

10. Hustlers

Dy valltare ekzotike (Constance Wu dhe Jennifer Lopez), të dy nënat beqare që kanë nevojë të sigurojnë familjet e tyre pas krizës financiare të vitit 2008, krijojnë një skemë të paligjshme për të magjepsur djemtë e Wall Street. Me regji të Lorene Scafaria, “Hustlers” është qesharak, i gjallë dhe një kujtim që shpesh janë gratë ato që vuajnë kur shembet një sistem ekonomik kryesisht i drejtuar nga burrat.

9. A Beautiful Day in the Neighborhood

Filmi i realizuar bukur nga Marielle Heller nuk është një biografi e prezantuesit të programeve për fëmijë, Fred Rogers. Në vend të kësaj, ai tregon idetë e tij në praktikë, duke treguar historinë e një miqësie të pamundur midis Rogers (Tom Hanks) dhe një gazetari të thartë (Matthew Rhys).

8. Dolemite Is My Name

Eddie Murphy portretizon Rudy Ray Moore, performues që financoi dhe luajti në një film me buxhet të ulët vitit 1975 – ku shfaqet edhe i lezetshmi Dolemite – i cili shndërrohet në hit. Me regji nga Craig Brewer, ky film ka të bëjë me ambicien për t’ia dalë përkundër të gjitha gjasave.

7. Knives Out

Shkrimtari dhe eegjisori Rian Johnson sjell historinë e një familje që lufton mbi testamentin e një shkrimtari të mistershë, i realizuar aq bukur sa duhet se përfundon brenda sekondash. Ana de Armas dhuron performancë të shkëlqyer si një grua e re, infermiere e cila gjithashtu ndodh të jetë një emigrante. Ky film është kënaqësi për t’u parë dhe është vendosur në mënyrë të përkryer në epokën tonë. Ne jemi duke vrarë njëri-tjetrin, por me diçka që është e kundërta e mirësisë.

6. Parasite

Regjisori korean Bong Joon Ho sjellë ‘komedinë e zezë’ për një familje të varfër që përmes mashtrimeve rrugëtojnë tek një familje e pasur. Ky film hulumton në mënyrë artistike pakënaqësitë midis atyre “që kanë” dhe atyre “që s’kanë” – akoma më e habitshme është ana humane e thellë e tij, e cila bën që të dyja palët të fitojnë simpatine tonë.

5. Little Women

Përshtatja e romanit të Louisa May Alcott nga Greta Gerwig, ngërthen në vete frymën dhe zemrën e librit. Ajo gjithashtu tregon arsyeshmërinë e ideve të Alcott – ajo e dinte se si është të kërkosh dëshpërimisht diçka më shumë, edhe kur nuk jeni të sigurt se çfarë është ajo që kërkoni.

4. Marriage Story

Adam Driver dhe Scarlett Johansson, të dy mahnitës, luajnë në rolet e një çifti të martuar midis divorcit. Për tmerrin e tyre, dhe tonin, ndarja e tyre miqësore në fillim rritet në një përbindësh që ata nuk e kishin idenë se ishin të aftë ta krijonin. Ky është filmi më emocional i Noah Baumbach, një konfirmim që kompromiset nuk janë telashe që ju privojnë nga jeta; ato janë gjërat mbi të cilat ndërtohet.

3. Once Upon a Time…in Hollywood

Quentin Tarantino kishte premtuar filmin e tij më të mirë – “Once Upon a Time in Hollywood”. I gjithë filmi i tij ishte një homazh i verës së vitit 1969. Filmi tregon historinë e aktorit Rick Dalton (DiCaprio), një yll në rënie në industrinë e kinemasë dhe veteran i TV Westerns. E vetmja gjë që e mban ende dhe e shpëton të mos prekë fundin është miqësia e tij me mikun dhe dublantin e kahershëm Cliff Booth (Pitt). Ne 160 minuta mund të përcillet nje përrallë, me shumë humor, me shumë miqësi dhe notë pozitive.

2. The Irishman

Bota nuk ka nevojë për një film tjetër me gangster, madje as edhe një nga Martin Scorsese – kështu mund të keni menduar para “The Irishman”. Filmi mbi treorësh nga Scorsese bazohet në historinë e një mashtruesi të nivelit të ulët Frank Sheeran (i portretizuar në mënyrë të shkëlqyeshme nga Robert De Niro), i cili pretendon se ka vrarë Jimmy Hoffa (performancë e mrekullueshme nga Al Pacino), presidenti i dikurshëm i Teamsters i cili u zhduk në vitin 1975. Përafërsisht dy të tretat e tij, filmi është jashtëzakonisht i këndshëm, pastaj zhvendoset në diçka shumë më komplekse.

1. Pain and Glory

Në jetë kemi kohë të caktuar për të bërë gjithçka që duam dhe duhet të bëjmë. Në “Pain and Glory” të Pedro Almódovar, Antonio Banderas jep performancën më të mirë të karrierës si regjisori 60 vjeçar Salvador Mallo – karakter që shpërfaq pak a shume vetë Almódovar — i cili është në aq shumë dhimbje fizike sa nuk është i sigurt nëse do të punojë përsëri. Akoma më keq, vuajtja e tij është aq e fortë sa mund të mos i interesojë asgjë; në vend të jetës pas vdekjes, ai po vendos për vdekje para vdekjes, një largim i parakohshëm që është tradhëti jo vetëm për dhuratat e tij, por për kohën në tokë që na është dhënë secilit prej nesh. Por, një shfaqje përvjetori i një prej filmave të tij më të vjetër vendos një zinxhir ngjarjesh që ndryshon gjithçka; një dashuri e humbur rishfaqet dhe copa të tjera të së kaluarës së tij, veçanërisht kujtimet e nënës së tij – të luajtura si një grua e re nga Penelope Cruz – bashkohet në një monolog të brendshëm të gëzuar dhe bezdisës që kërkon të eksplorohet vizualisht, përmes artit të tij. Pain & Glory mund të jetë filmi më i shkëlqyeshëm dhe më emocionues i Almovdovar, një panoramë e ngjyrave të gjalla dhe emocioneve të fuqishme — një himn për atë, çfarëdo misteri që është, që na mban secilin prej nesh për, vite, muaj apo ditë derisa trupat tanë të na tradhëtojnë.