Kuriozitete
Çfarë ndodh nëse digjet pylli Amazonës
Pylli i Amazonës është zona më e madhe pyjore që i ka mbetur botës dhe është sa dy herë sipërfaqja e Indisë.
Mushkëria e planetit, pylli tropikal i Amazonës po digjet me një rritëm tepër të lartë.
Sipas autoriteteve, vetëm që nga e enjtja e kaluar janë zbuluar mbi 9,500 zjarre nga satelitët. Qeveria dhe organizatat e mjedisit po fajësojnë njëra tjetrën për gjendjen.
Për të kuptuar se çfarë do të thotë për mjedisin dëmtimi i këtij pylli lexoni me tej.
Pylli tropikal i Amazonës është një mrekulli ekologjike. Është zona më e madhe pyjore që i ka mbetur botës dhe është sa dy herë sipërfaqja e Indisë.
Është shtëpia e të paktën 10% e biodiversitetit tonë, prodhon 20% të oksigjenit në botë dhe ndihmon për të rregulluar temperaturat e të gjithë planetit.
Pa të ndryshimet klimatike mund të bëhen të pakthyeshme.
Të dhënat satelitore, të publikuara nga Instituti Kombëtar për kërkime Hapësinore, kanë treguar rritje të shifrave të zjarrit për 84 për qind këtë vit, krahasuar me një vit më parë, shkruan KP, përcjell Albinfo.ch.
Një gropë karboni
Amazona është një gropë e madhe me karbon, nëse digjet i gjithë karboni do të shkojë në atmosferë.
Amazona përmban 90 deri në 140 miliardë tonë metrikë karbon sipas WWF, (Fondi Botëror i Jetës së Egër). Karboni i tepërt në atmosferë është një nga arsyet kryesore të ndryshimit të klimës.
Imagjinoni sikur i gjithë ky karbon të çlirohet në atmosferë. Do të ishte shkatërruese thotë WWF.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












