Futboll
Cilat tema u diskutuan mes presidentit Ademi dhe atij Çeferin në selinë e UEFA-së
Mësohet se me ftesë të presidentit Aleksandër Çeferin, dje, në selinë e UEFA-së në Nyon, presidenti Agim Ademi zhvilloi një takim të rëndësishëm me të parin e futbollit evropian. Takimi u mbajt në zyrën e presidentit Çeferin dhe u përqendrua në zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe projektet e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se gjatë takimit, presidenti Çeferin shprehu interesimin e tij për futbollin në Kosovë dhe projekte të reja si dhe për raportet e FFK-së me institucionet e vendit. Ai u informua në detaje nga presidenti Ademi rreth situatës aktuale në lidhje me edukimin e kuadrove, zhvillimin e futbollit dhe marrëdhënieve të FFK-së me institucionet e tjera.
Po ashtu, presidenti Çeferin gjithashtu shprehu interesimin e tij për t’u informuar edhe mbi rezultatet e ekipeve kombëtare të Kosovës, progresin e infrastrukturës së futbollit, si dhe për vërshimet e fundit në disa pjesë të Kosovës.
Gjithashtu, presidenti Çeferin shprehu edhe një herë mbështetjen e tij të plotë për FFK-në dhe presidentin Ademi, duke paralajmëruar njëherësh vizitën e tij në Kosovë.
Ai vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm mes UEFA-së dhe FFK-së për të forcuar futbollin në Kosovë dhe për të ndihmuar në zhvillimin e tij të qëndrueshëm.
Nga ana e tij, presidenti Ademi ia prezantoi presidentit Çeferin të gjitha projektet dhe arritjet e fundit në futbollin kosovar, duke e falënderuar atë për mbështetjen e fortë që UEFA i ka dhënë gjatë gjithë kohës. Ai shprehu mirënjohjen e tij për interesimin dhe përkrahjen e fuqishme të presidentit Çeferin, duke vlerësuar kontributin e tij në avancimin e futbollit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











