Muzikë
Çfarë tha Adele kur e dëgjoi për herë të parë Dua Lipën
Së fundmi, ylli i “Rolling In The Deep”, Adele, ka treguar në një intervistë për The Hollywood Reporter se çfarë i tha menaxherit të saj kur dëgjoi për herë të parë këngëtaren Dua Lipa, përcjell albinfo.ch.
Adele u shpreh e emocionuar për rikthimin e këngëtares me origjinë nga Kosova, duke ndarë më pas etiketimin që i vendosi Dua-s.
“Jam gjithashtu shumë e emocionuar që Dua Lipa është rikthyer”, tha ajo.
“Kur dëgjova për herë të parë – ‘I’ve got new rules, I count’em”, më kujtohet që i thashë menaxherit tim: ‘Ajo duhet të jetë vajza e ardhshme e madhe e pop-it’. Dhe ajo është. Jam shumë e emocionuar që ajo është kthyer”, tha Adele.
Duket se Adele ka shprehur mbështetjen maksimale për Dua Lipan, ndërkohë që, nga ana tjetër, nuk është kursyer me komplimente as për këngëtaren me famë, si Lady Gaga. Këtë të fundit e ka konsideruar si të ftuarën më frikësuese në takimin “Fundjavë me Adele”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41










