Kosova
Çfarë thuhet në notën verbale të Sierra Leones për çnjohjen e Kosovës
Një dokument i siguruar nga Radio Evropa e Lirë (RSE) në Ministrinë e Jashtme serbe thuhet se Qeveria e Sierra Leone ka vendosur të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në dokumentin, në të cilin, megjithatë, nuk ka ndonjë nënshkrim, thuhet se Qeveria e Siera Leones po shikon me shqetësim bllokimin në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.
“Qeveria e Sierra Leone-s e ka konsideruar qëndrimin që çfarëdo njohje që ka ndodhur në lidhje me pavarësinë e Kosovës, ishte e parakohshme, duke pasur parasysh dialogun në vazhdim”, thuhet në dokument.
“Qeveria e Sierra Leone ka vendosur të tërheqë çdo njohje të tillë të pavarësisë së Kosovës, ndërsa pret një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët”, thuhet në dokument, përcjell albinfo.ch.
Të pyetur se kush është nënshkruesi i dokumentit, Ministria e Jashtme tha se bëhet fjalë për një “notë, e cila nuk nënshkruhet”. Në njoftimin nga takimi mes ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe ministres së Sierra Leones, Nabeela Tunis, që është postuar në faqen e internetit të Sierra Leone, thuhet se takimi ishte përqendruar në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, pa e përmendur Kosovën.
Të martën, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës si shtet të pavarur. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me pretendimet e Serbisë se Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme












