Shqipëria
Çfarë thuhet në telefonatat e përgjuara që u publikuan nga gazeta gjermane
Gazeta gjermane “Bild” gjatë ditës së sotme ka publikuar përgjime të reja, në të cilën janë përfshirë zyrtarë të subjektit politik të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në përgjimet e publikuara, dëgjohet kryeministri Rama deri sa flet me Arben Keshin, këtë të fundit gazeta Bild e ka konsideruar se është zyrtar në Ministrinë e Brendshme, ndërsa e njëjta gazetë ka thënë se Keshi ishte i ngarkuar për blerjen dhe manipulimin e votave.
Në përgjimet e Bild të siguruara nga dosjet 339 dhe 184 dosje këto të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Shqipëri dëgjohet edhe ish-ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, i cili gjatë komunikimit me Keshin i thotë se do t’ i dërgojë disa “çuna problematikë” që Keshi t’i ketë për çdo nevojë.
I përfshirë në përgjime ka qenë edhe kandidati i PS-së në Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili dëgjohet deri sa jep një urdhër që drejtori i një shkolle të deklarojë në mënyrë të hapur votën e tij për Partinë Socialiste.
Në të kundërtën nëse drejtori nuk e bënte këtë gjë që e kishin urdhëruar, ai do të duhej “të gjej një vrimë ku të futej”, transmeton Bild, përcjell Albinfo.ch.
Në anën tjetër, Kryeministri Rama ka deklaruar se do ta padisë gazetarin gjerman për publikimin e përgjimeve.
Gazetari në një shenjë ironie i është kundërpërgjigjur “në cilën gjykatë?”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












