Kosova
Çfarë u diskutua mes kryeministrit Kurti dhe atij Nehammer
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, mbajtën edhe konferencën për media, pas takimit dypalësh, i cili ka zgjatur më shumë sesa që ishte përcaktuar në agjendë.
Kancelari i Austrisë, Nehammer, deklaroi se me kryeministrin Kurti ka diskutuar për shumë tema e shumë çështje, duke nisur që nga koha e Erhard Busek, për mbështetjen e dhënë për pavarësinë e Kosovës, e deri tani te liberalizimi i vizave për kosovarët.
“Liberalizim që do të ndodhë më 1 janar 2024”, tha kancelari Nehammer, duke shtuar se në takim është folur edhe për prodhimin e energjisë së pastër, e që Austria është e interesuar të ndihmojë në këtë aspekt.
“Është shumë e rëndësishme që Austria të jetë urë mes Kosovës dhe vendëve që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, në mënyrë që, siç është edhe për të gjitha vendet e tjera, e mirëpret anëtarësimin e saj në BE”.
Kancelari Nehammer foli edhe për bashkëpunim mes dy vendeve edhe në fusha të tjera, sikurse rasti i i sulmit në Vjenë, ku policitë e të dy shteteve, tha se kanë pasur një koordinim shumë të mirë.
“Kemi zgjeruar edhe bashkëpunimin ekonomik”, tha kancelari Nehammer.
Nga ana e tij, kryeministri Albin Kurti, pasi rikujtoi se Austria është vizita e tij e parë zyrtare jashtë shtetit këtë vit, tha se nuk ka më mirë sesa kjo të fillohet nga qyteti i bukur i Vjenës, vendit të mendimtarëve e kompozitorëve të mëdhenj.
“Austria është një portë hyrëse në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, duke shtuar se Austria është mike e partnere e rëndësishme për Kosovën.
“Ky vend na ka ndihmuar në betejën tonë për çlirim e rrugën tonë drejt paqes, bashkë me ushtarët që kanë shërbyer në forcat e KFOR-it në Kosovë”, tha Kurti para kancelarit Nehammer.
“U jemi shumë mirënjohës për dedikimin tuaj në paqe. Që nga vitet e 70-ta e deri në të 90-ta, Austria është bërë shtëpi e shumë bashkatdhetarëve tanë që kanë ikur nga lufta e dhuna, e ku tani në këtë shtet jetojnë rreth 70 mijë qtyterarë”, tha kryeministri Kurti, i cili ata i cilësoi si ambasadorë të Kosovës në Austri.
“Pra ne nuk kemi vetëm një ambasdador këtu”.
Kreu i Qeverisë kosovare u shpreh se Kosova është e kënaqur të qëndrojë në këtë shteg të zgjërimit të marrëdhënieve, pasi në më pak se dy dekada më parë, Vjena ishte dëshmitare e negociatave të vështira e kompromiseve të dhimbshme që çuan të pavarësinë e Kosovës.
“Pas një muaji do të shënojmë 15 vjetorin e pavarësisë. E tani, kemi Kushtetutë moderne e evropiane, më të drejtat më të avancuara për komunitetet tona në Evropë e më gjërë”.
Kryeministri i Kosovës deklaroi se diplomatët austriakë që e kanë mbështetur Kosovën, tani janë zëri i arsyes.
“Në vlerësojmë mbështetjen e Austrisë për aplikimin tonë për anëtarësim në BE dhe bazuar në vlerësimet e pavarura, pasi Kosova është vendi më demokratik në rajon”.
“BE-në do ta ndërtojmë brenda vendit tonë pasi me BE-në, ndajmë vlerat e përbashkëta, aspirojmë anëtarësim në Këshill të Evropës dhe dua të falendëroj kancelarin për mbështetjen e tij”, tha kryeministri Kurti.
Duke sjellë në vëmendje agresionin rus mbi Ukrainë, Kurti deklaroi se i ka shpjeguar kancelarit, disa nga ndikimet keqdashëse.
“Kosova ka dënuar menjëherë këtë agresion dhe u është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, pasi gjithashtu kemi strehuar 12 gazetarë dhe u kemi ofruar kushte për punë”, tha ai.
Derisa rikujtoi se Kosova ka ofruar të strehojë deri 5 mijë refugjatë ukrainas, kryeministri Kurti u shpreh se kancelarin Nehammer e ka informuar për qasjen proaktive e konstruktive të Kosovës në raport me dialogun me Serbinë.
“Dialog që do të duhej të çonte në marrëveshje gjithpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër”, tha Kurti, duke e ftuar edhe publikisht kancelarin Nehammer që të vizitojë këtë vit Kosovën. /RTK
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












