Tematike
Çfarë u pëlqen dhe çfarë jo banorëve të Cyrihut në qytetin e tyre?
Qyteti më i madh i Zvicrës shpesh është vlerësuar lart në sondazhe të ndryshme ndërkombëtare për cilësinë e jetës së tij. Por cila është ana tjetër e të jetuarit në Cyrih?
Gjyqtarët më të mirë për të mirat dhe të këqijat e të jetuarit në Cyrih janë vetë banorët, shkruan thelocal.ch.
Kjo është arsyeja pse çdo të dytin vit që nga viti 1999, komuna ka pyetur popullatën lokale se çfarë i pëlqen dhe çfarë nuk i pëlqen në jetën në qytetin e tyre.
Sondazhi i fundit zbulon disa informacione “treguese” se si është të jetosh në të vërtetë në Cyrih.
“Shumica dërrmuese e popullsisë gëzon të jetuarit në Cyrih, ndihet i sigurt këtu dhe është i kënaqur me situatën e tij të jetesës”, tha qyteti në një deklaratë për shtyp, përcjell albinfo.ch.
Ky zbulim lidhet me atë që renditjet ndërkombëtare kanë gjetur ndër vite: “Cyrihu u ofron banorëve të tij një cilësi jete që pak qytete të tjera mund ta krahasojnë. Një nga përfitimet e tij më të përmendura është kombinimi i jetesës urbane dhe aksesi i lehtë në natyrën e pacenuar”, përcjell albinfo.ch.
Zhvillimi i qytetit
Tre të katërtat e banorëve besojnë se Cyrihu “po zhvillohet në një drejtim pozitiv”.
Nëntë nga dhjetë e mirëpresin krijimin e hapësirave më të hapura në qytet dhe po aq nuk duan që hapësirat ekzistuese të gjelbërta të humbasin si rezultat i aktivitetit ndërtimor.
Kjo është po aq mirë, sepse një nga qëllimet e deklaruara të qytetit është ruajtja dhe promovimi afatgjatë i pemëve jetike urbane në qytet.
“Cyrihu plotëson urbanitetin me një shumëllojshmëri habitatesh të ndërlidhura me vlerë ekologjike. Hapësirat e jashtme dhe guaskat e ndërtesave ofrojnë habitate për bimët dhe kafshët vendase”, thuhet në deklaraten e qytetit.
Në lidhje me anën negative, ka poashtu disa deklarime.
Strehimi i ngushtë
Gjysma e të anketuarve theksuan “mungesën e banesave”, “qiratë e larta” dhe “vështirësinë për të gjetur një apartament të përshtatshëm”, si aspektin më të keq të jetesës në Cyrih.
Ka disa arsye për mungesën e banesave të përballueshme në qytet. Ato përfshijnë aktivitet të pamjaftueshëm ndërtimor për të përmbushur kërkesën e nxitur nga një fluks i shtetasve të huaj, të tërhequr nga mundësitë e punësimit dhe pagat e larta të Cyrihut.
Në total, 30,000 shtetas të huaj u vendosën në Cyrih në vitin 2002 (me më shumë të ardhur këtë vit).
Trafiku
50 për qind e të anketuarve përmendën trafikun e rënduar të qytetit si një nga problemet kryesore në qytet.
Ky nuk është saktësisht një zhvillim i ri: Cyrihu (së bashku me Gjenevën) kanë pasur një nder të dyshimtë që të emërohen ndër qytetet më të këqija në Evropë për sa i përket bllokimit të trafikut.
Studimet kanë treguar se një banor në Cyrih me makinë shpenzon mesatarisht 66 orë në vit të ngecur në trafik.
Diskriminimi
Ky nuk është një problem unik i Cyrihut, pasi shtetasit e huaj në shumë vende ankohen se janë të diskriminuar.
Në Cyrih, një në pesë të anketuar thanë se kanë përjetuar diskriminim – për shkak të kombësisë, gjuhës ose gjinisë së tyre.
Më së shpeshti ka ndodhur në hapësira publike, në transport publik dhe në vendet e punës.
Çuditërisht, kostoja e lartë e jetesës së Cyrihut nuk u përmend si një shqetësim i madh.
Megjithëse qyteti u rendit kohët e fundit si më i shtrenjti në botë, ky nuk duket të jetë një problem i madh për të anketuarit në sondazh.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?














