Lajme
Nga 1 prilli 2021, “Chair Airlines” ofron meny speciale për pasagjerët
Në fluturimet nga 1 prilli 2021, menyja përfshin pjata me ushqim të ngrohtë si "Wiener Schnitzel", Curry aromatik vegjetarian ose pjata të ndryshme me makarona...
Me fillimin e orarit veror të fluturimeve, Kompania Ajrore Chair Airlines do të punojë me Bijoux Catering. Shujtat e ngrohta, sallatat dhe sanduiçët tani mund të porositen paraprakisht ose gjatë rezervimit të fluturimit apo edhe deri në 24 orë para nisjes, në faqen e internetit të kompanisë.
Ndërsa pije dhe ushqime të ndryshme të thata (snacks) mund të blihen direkt në bord, bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar sot nga Chair Airlines.
Në fluturimet nga 1 prilli 2021, menyja përfshin pjata me ushqim të ngrohtë si “Wiener Schnitzel”, Curry aromatik vegjetarian ose pjata të ndryshme me makarona – me ose pa mish, transmeton albinfo.ch. Në dispozicion do të jetë gjithashtu një përzgjedhje e sallatave të freskëta dhe sanduiçe të zgjedhura – duke filluar nga një briosh mëngjesi i mbushur me bollëk deri te një “Fokacia -domate-mocarela” me shije orientale.
Disa prej pjatave janë përshtatur me shijen e kuzhinës së destinacionit të fluturimit. Përveç hotelerisë, Bijoux Catering në të ardhmen do të marrë përsipër edhe logjistikën për shitje pa taksa në bordin e aeroplanëve të Chair.
Në kuadrin e ndërrimit të partnerit të hotelerisë, Chair Airlines po përshtat gjithashtu edhe konceptin e hotelerisë në bord. Shujtat e ngrohta tani mund të porositen ose gjatë rezervimit të fluturimit ose më pas në faqen www.preorder.chair.ch deri në 24 orë para nisjes. Një përzgjedhje e shujtave të vogla (snacks) si patate të skuqura, kikirikë, çokollata ose mini pizza të ngrohta, si dhe pije alkoolike dhe pije freskuese mund të blihen direkt në bord.
“Me konceptin e ri të hotelerisë, ne mund të garantojmë një përzgjedhje më tërheqëse të shujtave dhe cilësi të shkëlqyeshme. Për më tepër, ne kështu po i kundërvihemi hedhjes së tepricave të ushqimit përmes një planifikimi më të mirë për sa u përket sasive të kërkuara”, thotë Shpend Ibrahimi, CEO i Chairs Airlines, përcjell albinfo.ch.
Bijoux Catering – një kompani fleksibile dhe e shkathët
Kompania “Bijoux Catering”, me qendër në Cyrih-Kloten, furnizon kryesisht linjat ajrore në fushën e biznesit dhe ato të aviacionit privat. Partneriteti i parë me një kompani të njohur ajrore është lidhur tre vjet më parë.
Përmes bashkëpunimit me Chair Airlines, kompania e hotelerisë tani po zgjeron shtyllën e saj kryesore në sektorin e linjave të rregullta dhe atyre charter. “Ne jemi shumë të kënaqur për partneritetin e ri me Chair Airlines dhe jemi të bindur që me krijimet tona do të kënaqim pasagjerët, transmeton albinfo.ch.
Në saje të përvojës sonë shumëvjeçare dhe dëshirave individuale të klientëve tanë të aviacionit privat, ne jemi të pajisur në mënyrë ideale për të reaguar shpejt dhe në mënyrë fleksibile ndaj nevojave të pasagjerëve të kompanive”, thotë Rachid Benboudy, Drejtor Menaxhues në Bijoux Catering. Bijoux Catering i kushton vëmendje të veçantë cilësisë dhe freskisë së produkteve të ndryshme. Prandaj, kompania i kushton një rëndësi të madhe punës me furnitorët lokalë kur është e mundur.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha













