Lajme
Challandes: Edhe përkundër mungesave, Kosova nuk u dorëzua
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, pas ndeshjes mes Kosovës dhe Greqisë tha se pavarësisht mungesave të përfaqësueses së Kosovës, lojëtarët për asnjë moment nuk u dorëzuan në fushë, shkruan Albinfo.ch.
Për më tepër Challandes, në një prononcim para medieve, foli për problemet që e karakterizuan ekipin e Kosovës gjatë pjesës së parë.
“Kemi pasur disa probleme në pjesën e parë, veçanërisht në krahë, sepse kemi të bëjmë me kundërshtarë të fortë në krahë dhe këtë e përmirësuam këtë me dy lojtarët tanë në krahë, që ishin më tepër ofensivë. Kemi më bërë në pjesën e dytë në mbylljet e krahëve të kundërshtarit dhe provuam me kundërzbritje”, ka thënë ai
“Problemi im nuk është suporti apo jo suporti. Jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua asnjëherë. Jam trajner që dua të luaj lojën time, të mbaj topin dhe më pëlqejnë aftësitë teknike dhe loja ofensive. Sot ndonjëherë ishte e mundshme ndonjëherë jo dhe ishte me rëndësi të mbroheshim në këtë moment kur nuk kishim besimin në pikën më të lartë. Ishte me rëndësi për ne që të kishim një ekip që mund të luajë bashkë. Ky është komplimenti që mund t’i jap skuadrës”.
“Nuk isha i kënaqur me vendimin, dukshëm. Është e rëndësishme për portierin që të priste penalltinë dhe t’i jap zemër ekipit. Na bëri më të fortë mentalisht, skuadra ishte më e fortë, luftoi më shumë. Jemi një ekip në situatë të vështirë, por jemi një ekip që lufton dhe ky ishte mesazhi më i mirë që dha skuadra”.
“Ishte taktikë fillestare sepse kishim lojtarë që luajnë tani në këtë sistem me klubet e tyre. Nuk jam tifoz i këtij sistemi, por e dija se duhej t’i mbyllnim krahët. Në fillim luajtëm me tre dhe nuk ishte mjaftueshëm, sepse ishim shumë ofensivë. Gjetëm zgjidhje për këtë mbrëmje dhe mendoj se ndonjëherë është e rëndësishme të ndërrojmë sistemin. Do të stërvitemi në këtë sistem, por edhe në 4-3-3 pasi kemi lojtarë për të ndërruar sistemin”.
“Lirim Kastrati ka bërë punë të mirë. Ishte ideja për të inkuadruar atë pasi i përshtatej mënyrës që donim të luanim. Mendoj se mund ta shfrytëzojmë Kastratin edhe në të ardhmen dhe të kemi opsione të ndryshme, të luajmë në thellësi me lojë vertikale dhe mendoj se kjo në përgjithësi ishte paraqitje e mirë e Kastratit dhe komplet skuadrës”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














