Futboll
Challandes kërkon fitore ndaj Maltës
Kosova do të jetë mysafire e Maltës, në takimin që mund të përcaktojë fatin e ‘Dardanëve’
Kosova sot është mysafire e Maltës, në takimin që zhvillohet nga ora 18:00, derisa Azerbajxhani i pret Ishujt Faroe.
‘Dardanët’ besojnë në fitore, në mënyrë që kualifikimi të vendoset në Prishtinë përballë Azerbajxhanit, shkruan albinfo.ch.
Trajneri zviceran, Bernard Challandes beson në fitore. “E filluam këtë edicion për të bërë paraqitje sa më të mira dhe jam i kënaqur me atë që kemi dhënë deri tani. Në këtë pikë po shohim se kemi shanse reale për ta mbyllur edicionin në vendin e parë të grupit, ndaj u kam kërkuar lojtarëve përqendrim, për të marrë maksimumin. E dimë se nuk do të jetë e lehtë ndaj Maltës, por ne jemi përgatitur që fillimisht të bëjmë një ndeshe të mirë dhe të shpresojmë të marrim tre pikët”, deklaroi Challandes.
Edhe futbollisti i Zurichut, Hekuran Kryeziu, shpreson në fitore. “Ne e dimë rëndësinë e këtij takimi dhe jemi përqendruar maksimalisht. Vetëm pas këtij 90-minutëshi, do të mendojmë për ndeshjen me Azerbajxhanin. Bashkë me trajnerin, e kemi studiuar me kujdes Maltën dhe e dimë që do të jetë e vështirë, por kemi ardhur këtu për të dhënë më të mirën, me shpresën për të marrë maksimumin”, është shprehur Kryeziu.
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Ujkani; Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Kololli; Kryeziu, Shala; Zhegrova, Berisha, Zeneli; Muriqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












