Sport
Challandes: “Nuk po ia vjedhim lojtarët Zvicrës”
“Asnjë vend nuk vjedh lojtarë! Gjithmonë është lojtari ai që vendos. Dhe është e qartë se secili lojtar vendos për atë vend i cili i shërben më shumë karrierës së tij"
Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës, trajneri zviceran Bernard Challandes në një intervistë të publikuar sot në blick.ch ka folur rreth angazhimit të tij aktual në Kosovë.
Veç pyetjeve për shanset e përfaqësueses së re dhe rreth moshës së tij të shtyrë, atij i është shtruar edhe pyetja provokative nëse ai dëshiron “t`ia vjedhë Zvicrës lojtarët”, transmeton albinfo.ch. Këtë pyetje gazetari ia ka drejtuar kur Challandes ka thënë se shumica e lojtarëve të përfaqësueses kosovare vijnë nga jashtë, mes tjerash, edhe nga Zvicra.
“Asnjë vend nuk vjedh lojtarë! Gjithmonë është lojtari ai që vendos. Dhe është e qartë se secili lojtar vendos për atë vend i cili i shërben më shumë karrierës së tij. Nëse një lojtar ka shanse të luajë për Zvicrën, ai këtë edhe do ta bëjë. Pabvarësisht nga Kosova. Nuk është pa bazë fakti që futbollistë si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri luajnë për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë”.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri











