Shkurt.ch
Chodorkowski mbërrin në Zvicër
Ai i është mirënjohës Zvicrës "për qëndrimin që autoritetet e këtij vendi kanë mbajtur gjatë viteve të burgut të tij të padrejtë”
Kritiku i politikës së Kremlinit dhe ish oligarku rus Michail Chodorkowski, i liruar pak kohë më parë nga burgu, ka mbërritur të dielën nga Berlini në Bazel, në Zvicër. Ai e ka bërë këtë udhëtim me tren së bashku me të shoqen, Inna, vajzën Nastia dhe dy djemtë binjakë, Gleb dhe Ilja.
Duke folur për emisionin e lajmeve të televizionit zviceran srf, Chodorkowski, duke sqaruar motivin e ardhjes këtu ka thënë se dy djemtë e tij më të rinj ndjekin mësimet në shkolla zvicerane dhe atje fillon mësimi së shpejti. Në Zvicër jeton po ashtu edhe bashkëshortja e tij, ndërsa vajza jeton në Moskë
Ndërkaq, ish i burgosuri i famshëm i regjimit të Putinit ka bërë me dije se nuk ka hequr dorë nga angazhimet politike. Ai me këtë rast ka thënë se do të vazhdojë të luftojë për lirimin e të burgosurve politikë nga burgjet ruse. Chodorkowski, me vizën e tij të Schengenit ka të drejtë qëndrimi në Zvicër për tre muajt e ardhshëm.
E pyetur lidhur me qëndrimin eventual të përhershëm në Zvicër, një zëdhënëse e ish oligarkut të naftës ka thënë se ai ende nuk ka planifikuar një gjë të tillë. Jo ka theksuar po ashtu se shefi i saj nuk dëshiron të bezdiset gjatë qëndrimit të tij privat në Zvicër.
“Familja e falënderon Zvicrën për mundësinë që i ka dhënë familjes për të qenë së bashku. Ndërsa vetë Chodorkowski “i është mirënjohës Zvicrës për qëndrimin që autoritetet e këtij vendi kanë mbajtur gjatë viteve të burgut të tij të padrejtë”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë









