Bota
Christine Lagarde do të drejtojë Bankën Qendrore Evropiane
Parlamenti Evropian mbështeti emërimin e Christine Lagarde si presidente të ardhshme të Bankës Qendrore Evropiane.
Ky votim i hap rrugën asaj që të bëhet gruaja e parë që mban këtë post, përcjell albinfo.ch.
Ligjvënësit votuan 394 për, 206 kundër dhe me 49 abstenime në seancën e Parlamentit në Strasburg.
“Christine Lagarde është një zgjedhje e shkëlqyeshme”, tha para votimit Ludek Niedermayer, një ligjvënës i krahut të djathtë.
Lagarde nuk ishte e pranishme në seancë, pavarësisht ftesës për të marrë pjesë.
Lagarde ka drejtuar më parë Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Udhëheqësit e BE-së do të formalizojnë emërimin e saj për një mandat tetëvjeçar në një samit të rregullt në mes të muajit tetor.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër Autoriteti zviceran i barnave, Swissmedic, ka autorizuar për herë të parë një medikament që mund të... -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video”












