Fun

Çiftet amerikane garojnë për birra

Jake dhe Kirsten Barney, nga shteti i Virginias, kanë kryer garën për 58.26 sekonda, duke fituar 12 paketa me birrë

Dhjetëra çifte të martuara kanë marrë pjesë në kampionatin e 18-të të bartjes së bashkëshortëve, në Amerikën Veriore.
Spektatorët kanë brohoritur, gjatë kohës që garuesit po i bartnin bashkëshortët e tyre mbi pengesa të ndryshme, përfshirë edhe një gropë uji.
Jake dhe Kirsten Barney, nga shteti i Virginias, kanë kryer garën për 58.26 sekonda, duke fituar 12 paketa me birrë dhe një çek i cili llogaritej me peshën e Kristenit, që në fund u barazua me 630 dollarë.
Fitorja, po ashtu i ka ofruar çiftit edhe një udhëtim në Finlandë për Kampionatin Botëror të Bartjes së Bashkëshortëve.