Bota
Çifti francez vjedh 40 kg rërë në bregdet
Ata donin ta dërgonin rërën si suvenir për shtëpinë
Një çift francez, të cilët u kapën me 40 kg rërë të vjedhur në ishullin e Sardenjas në makinën e tyre, mund të përballen me një dënim prej 6 vjetësh heqje lirie, përcjell albinfo.ch.
Ata u justifikuan se donin ta çonin në shtëpi rërën si një “suvenir” për të zbukuruar shtëpinë dhe se nuk ishin në dijeni se kjo gjë përbënte një vepër penale.
Çifti francez e kishte futur rërën në 14 shishe plastike në bagazhin e një automjeti tip “SUV” dhe ishin gati ta ngarkonin në një traget që shkonte drejt Toulon, Francë.
Rëra e famshme e Sardenjës konsiderohet si pasuri publike dhe heqja e saj nga ishulli është rreptësisht e ndaluar.
Për vite me radhë, banorët e zonës janë ankuar për vjedhjen e burimeve natyrore, përfshirë rërën.
Sipas një ligji të vitit 2017, tregtimi me rërën dhe guralecët është i paligjshëm dhe zakonisht dënohet me gjobë deri në 3,000 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












