Shkurt.ch
Çifti i rrëmbyer zviceran në duar të talibanëve
Talibanët duan që çiftin ta këmbejnë me një studiuese pakistaneze, Aafia Siddiqui, që mbahet në burg nga amerikanët
Çifti zviceran, i rrëmbyer rreth një muaj më parë në Pakistan gjendet në duar të talibanëve pakistanezë.
Siç ka njoftuar mediet e Pakistanit Waliur Rrahman, një komandant i lartë i tyre, talibanët duan që çiftin ta këmbejnë me një studiuese pakistaneze, Aafia Siddiqui, që mbahet në burg nga amerikanët. Nëse Siddiqui nuk lirohet nga burgu, një gjykatë talibane do të vendosë për fatin e dy zviceranëve.
Eprori taliban po ashtu ka thënë se ndaj çiftit nuk është ushtruar dhunë.
Dy turistët zviceranë janë rrëmbyer më 1 korrik në verilindje të provincës Baluchistan. pak ditë më vonë një komandant i talibanëve kishte konfirmuar se ata ishin në duar të tyre dhe se ishin dërguar në regjionin Waziristan. Ndërkaq, organizata që udhëheq taliubanët e Pakistanit nuk ka dalë ende me ndonjë konfirmim zyrtar për rrëmbimin.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










