Kosova
Çifti nga Zvicra e bën me banesë një familje gjilanase
Çifti nga Zvicra, Esha Ismaili dhe Samir Kica, e ka bërë me banesë të re një familje gjilanase, e cila deri tani ka jetuar në kushte të rënda banimi.
Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka pritur në takim falënderues ata, duke thënë se nuk ka vepër më humane se ta bësh me shtëpi një familje në nevojë.
Kryetari Haziri ka njoftuar se kjo është është familja e 132-të që po bëhet me kulm mbi kokë në Gjilan, pas mbrëmjes së parë humanitare të vitit 2014, duke shtuar se e bën krenar solidariteti i jashtëzakonshëm qytetar me këto familje, njofton komunikata komunale.
Çifti Esha Ismaili, e cila është gjilanase dhe Samir Kica, i cili është është nga Struga, kanë thënë se ndjehen mirë që kanë arritur ta përmbushin një synim të tyre për ta bërë me kulm mbi kokë një familje.
Ata u zotuan para Hazirit se do të vazhdojnë t’i dalin në ndihmë edhe në shkollimin e tre fëmijëve të kësaj familje.
Përndryshe, përpos ndërtimit të shtëpive e blerjes së banesave për familjet me problem të banimit, në Gjilan janë renovuar mbi 50 shtëpi, ndërkaq për 51 familje Komuna paguan qira mujore tash e katër vjet.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër












