Lajme
Çiftit kosovar i refuzohet tri herë pasaporta zvicerane: A do ta kërkojë sërish?
Pasaporta zvicerane duket e paarritshme për një çift kosovar. A po luftojnë sërish për natyralizim, edhe 11 vite pas refuzimit të parë?
Një çift i emigruar nga Kosova jeton në Uttwil TG që nga viti 1996. Që nga viti 2013, tri aplikimet e bëra për natyralizim të çiftit janë refuzuar – së fundmi në maj të këtij viti, transmeton albinfo.ch.
Por aplikimet kanë dështuar për shkak të mungesës së pretenduar të integrimit social të çiftit: kjo u theksua nga shumica e pjesëmarrësve në tubimin popullor të komunës, që mbehet si pjesë e procedurës për natyralizimin e të huajve.
Sipas këshilltarit kantonal të SVP, Josef Arnold, dy kosovarët, burrë e grua ishin “absolutisht të pa integruar” dhe nuk e meritonin shtetësinë zvicerane, shkruan gazeta Thurgauzer Zeitung. Sipas gazetës, kosovarët sërish do ta kundërshtojnë vendimin për refuzim. Sipas komunës, bashkëshorti ka bërë ankesë.
Por ai vetë e mohon këtë: “Nuk do të vazhdoj dhe nuk dua të komentoj asgjë”, shkruan ai. Ai ishte befasuar që komuna kishte lëshuar një informacion të tillë, përcjell albinfo.ch. Sipas tij, informacioni për procedurat private është i ndaluar qoftë dhe vetëm për arsyen e mbrojtjes së të dhënave.
Në fillim të qershorit, 61-vjeçari kishte thënë se i ishte shterruar forca, se po hiqte dorë nga lufta për pasaportën zvicerane dhe donte vetëm të lihej i qetë.
Ndërkohë, Arnold ka fjalë të ashpra për tentativën e re të supozuar për natyralizim: “Me sa duket ata të dy ende nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë demokraci. Kuptimi i tyre për këtë është baraz me zero. Kemi arritur në një pikë të ulët në demokraci”, thotë ai për gazetën.
Çifti i kishte theksuar tashmë në të kaluarën përpjekjet e tyre për t’u integruar: “Ne kemi paguar për procesin e natyralizimit dhe kemi bërë shumë përpjekje për të ofruar dëshmi të integrimit tonë shoqëror, atë të rrethanave tona ekonomike dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, sa i përket aftësive tona gjuhësore.”
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













