Lajme
Cila është data e finales në Ligën e Kampionëve?
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka konfirmuar se 3 gushti është data më e fundit e mundshme për finalen e Ligës së Kampionëve 2019/20.
Pandemia koronavirus ka bërë që sporti në pothuajse gjithë botën të pezullohet gjatë, por sistemi i futbollit evropian është prekur në një shkallë të paparë deri më tani.
Shumë prej ligave kryesore janë pezulluar për kohë të papërcaktuar dhe kjo ndalesë e ka detyruar UEFA-n ta shtyjë Kampionatin Evropian 2020 për një vit, duke i dhënë pak më shumë kohë sezonit të klubeve për t’u kompletuar.
Synimi është që sezoni 2019/20 të përmbyllet para përfundimit të muajit korrik, por kjo duket vështirë e arritshme, duke nxitur debat se çfarë do të ndodhë nëse pandemia nuk ndalet, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












