Lajme
Cilat ishin faqet më të klikuara gjatë vitit 2021?
Me sa duket, ky ndërrim vitesh ka sjellë me vete një ridimensionim të prezencës tonë online – duke bërë që Google të mos jetë më platforma më e preferuar në rang global.
Pavarësisht gamës së gjerë të shërbimeve të ofruara nga Google, si Maps, Translate, Photos, Flights, Books, News etj., viti 2021 solli disa ndryshime esenciale në botën virtuale.
Lista e faqeve më të klikuara gjatë vitit 2021:
1) TikTok.com
2) Google.com
3) Facebook.com
4) Microsoft.com
5) Apple.com
6) Amazon.com
7) Netflix.com
8) YouTube.com
9) Twitter.com
10) WhatsApp.com
Po, kompania kineze TikTok – që dominon për numër përdoruesish nën moshën 18 vjeç – arriti të merrte vendin e parë këtë vit, jo vetëm për sa i përket faqes më të klikuar, por edhe listës së aplikacioneve më të shkarkuara gjatë vitit 2021, të publikuar nga prestigjozja Forbes.
Edhe pse Facebook është ende platforma me më shumë përdorues në gjithë botën, TikTok është rrjeti social që ka më tepër klikime dhe përdorues aktivë, në gjithë botën!
Në listën e aplikacioneve më të shkarkuara vendin e dytë e mori Instagram, ndjekur nga Facebook, WhatsApp dhe Snapchat./Euronews.
Lista e aplikacioneve më të shkarkuara gjatë vitit 2021:
- TikTok: 656 milionë
- Instagram: 545 milionë
- Facebook: 416 milionë
- WhatsApp: 395 milionë
- Telegram: 329 milionë
- Snapchat: 327 milionë
- Zoom: 300 milionë
- Messenger: 268 milionë
- CapCut: 255 milionë
- Spotify: 203 milionë
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













