Kosova
Cilat janë 2 datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë?
30 qershori ose 7 korriku. Këto po shihen opsionet e mundshme të datave të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, në rast se gjendet zgjidhje e shpërbërjes së Kuvendit apo dorëheqjes eventuale të Qeverisë, shkruan albinfo.ch.
Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se zgjidhja më e mirë është që më 30 maj të shpërndahet Kuvendi dhe t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve, me 30 qershor ose më 7 korrik.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse nuk mbahen zgjedhjet në këto dy data, atëherë s’do të ketë deri në fund të mandatit të Qeverisë.
“E vetmja zgjidhje për mos t’ia zgjatur jetën kësaj qeverie edhe për tetë muaj është që më 30 maj ta shpërndajmë këtë legjislaturë dhe kështu t’i hapim rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme më 30 qershor ose më 7 korrik”, ka shkruar ai.
Megjithatë 2 partitë tjera opozitare, LDk dhe AAK nuk preferojnë shpërbërjen e Kuvendit për të çuar vendin në zgjedhje. Sipas tyre kryeninistri Kurti duhet të japë dorëheje për të hapur rrugën e zgjedhjeve.
Mundësinë për të shkuar në zgjedhje nuk e ka mohuar as kryeministri Albin Kurti, por ky i fundit, në deklarimet publike ka lënë të nënkuptohet se nuk do të japë dorëheqje derisa mundësinë e zgjedhjeve e ka parë vetëm nëse kjo ndodh me konsensus për shpërndarje të Kuvendit.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











