Shqipëria
Cilat janë pasojat e emigrimit të shqiptarëve
Emigrimi neto është një ndër sfidat më të mëdha të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare.
Përgjatë tre dekadave të fundit, fenomeni i largimit, sidomos të të rinjve, njerëzve të kualifikuar dhe të asaj pjesë të shoqërisë të cilës i referohemi me “truri”, ka qenë një plagë e madhe.
Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për këtë, ndërkohë që një pjesë e tyre japin edhe shifra të përafërta të kostos ekonomike të migrimit neto.
Kështu, në një raport të publikuar kohë më parë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, thuhet se në vende si Shqipëria, emigracioni ka fshirë nga 0.6% deri në 0.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, transmeton ‘Scan’.
Me një ekonomi vjetore në rreth 13 miliardë euro, rezulton se, dëmi i drejtpërdrejtë si pasojë e emigracionit neto në Shqipëri ngjitet deri në 120 milionë euro në vit. Pra, largimi i “trurit” i heq prodhimit kombëtar një pjesë të konsiderueshme, përcjell albinfo.ch.
Veç Shqipërisë, kjo gjë vlen edhe për vende si Mali i Zi apo Rumania në rajon, si dhe Letonia me Lituaninë më sipër në zonën e Baltikut. Emigracioni neto parashikohet të shkurtojë forcën punëtore nga 10 deri në 20%.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












