Lajme
Cilat kantone ka më shumë fuqi blerëse?
Jo në të gjithë Zvicrën, qytetarët qëndrojnë mirë financiarisht. Në disa prej kantoneve, sipas një sondazhi banorët janë më mirë financiarisht se të tjerët, përcjellë albinfo.ch.
Me inflacion më të lartë, i cili lëviz rreth 3 për qind në Zvicër, kostoja e jetesës është rritur muajt e fundit, veçanërisht për sa i përket banesave, qirave dhe çmimeve të energjisë elektrike. Përballë kostove më të larta duke përfshirë atë të primeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, shumë njerëz kanë më pak të ardhura të disponueshme tani sesa në vitet e mëparshme, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.
Studimi i institutit kërkimor GFK, tregon se banorët e disa kantoneve kanë më shumë para për të shpenzuar (ose kursyer) sesa homologët e tyre në të tjerat. Në vend të parë është Zugu, ku çdo person ka në dispozicion 78,473 franga në vit, jo rastësisht është edhe kantoni me normën më të ulët të taksave në Zvicër, shkruan thelocal, përcjellë albinfo.ch.
Më pas janë Schwyz me 70,440 franga për kokë banori, Nidwalden me 60,050 franga, Cyrihu me 55,610 franga, Obëalden me 53,070 franga, Appenzell Innerrhoden me 50,950 franga, Basel Stadt me 50,680 franga, Gjeneva me 49,540 franga dhe Basel me 49,540 franga. Në përgjithësi, tetë nga 26 kantonet zvicerane kanë fuqi blerëse mbi mesataren për kokë banori prej 49,100 frangash, ndërsa më shumë se dy të tretat e kantoneve kanë një sasi parash nën mesataren në dispozicion për shpenzime. E fundit në renditje është Jura, ku njerëzit kanë një fuqi blerëse për frymë prej 42,530, që është më shumë se 13 për qind nën mesataren kombëtare, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.
Sipas GFK-së, banorët e Höfe, në kantonin Schwyz, janë deri tani më të pasurit, me pothuajse 120,000 franga, pastaj është Meilen (Cyrih), ku banorët kanë pak më shumë se 78,000 franga për kokë, e ndjekur nga Küssnacht (Schwyz), me pothuajse 73,000 franga, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.
Edhe pse Zvicra ka një kosto më të lartë jetese se sa fqinjët e saj, studimi i GFK-së tregon se, me një total prej 49,100 franga për frymë, zviceranët kanë një fuqi blerëse dukshëm më të lartë në vitin 2023 sesa fqinjët e tyre austriakë dhe gjermanë. Sa për krahasim, deri më tani këtë vit austriakët kanë ekuivalentin e 26,423 frangave për frymë, dhe gjermanët 26,027 franga. Arsyeja mund të jetë se pagat janë më të ulëta në ato vende, ndërsa norma e inflacionit ka qenë më e lartë se në Zvicër, raporton thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë










