Lajme
Cilat nga gratë e Evropës bëhen nëna në moshë më të re?
Martesa e një çifti bashkëshortor është vetëm fillimi i një procesi për krijimin e familjes, ndërsa ardhja në botë e një fëmije e begaton edhe më shumë.
Nga të dhënat të cilat i ka siguruar TRT Balkan prej Eurostat, mosha mesatare e grave në Bashkimin Evropian që kanë lindur fëmijën e tyre të parë është rritur gradualisht vitet e fundit. Nëse në vitin 2013 mosha e grave që lindnin fëmijën e parë ishte 28,8 vjet, ajo arriti në 29,7 vjet në vitin 2021.
Bullgaria ka nënat më të reja në Evropë
Mosha mesatare e lindjes së fëmijëve ndryshon gjithashtu deri në pesë vjet midis shteteve të ndryshme anëtare.
Në vitin 2021, gratë evropiane që u bënë nëna për herë të parë në moshë më të re ishin ato nga Bullgaria, mesatarisht 26,5 vjeç.
Spanjollet dhe italianet më së voni
Ndër gratë më të moshuara të cilat e përjetojnë ndjenjën e prindërisë për të parën herë në Evropë vijnë nga Spanja dhe Italia.
Në këto vende gratë spanjolle dhe italiane lindin pesë vjet më të moshuara se ato nga Bullgaria, gjegjësisht në një moshë mesatare prej 31,6 vjet e lindin fëmijën e parë.
Më pas, sipas radhitjes për nga mosha më e vjetër e prindërisë për herë të parë vijnë gratë nga Irlanda 31,2, Holanda 30,3, Gjermania 30,1, Francë 29,1, Hungaria 28,6, Polonia 28,1 dhe Letonia 27,7 vjeç./trtbalkan
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












