Shëndetësi
Cilat organe transplantohen më shumë
Për shkak se nuk ka organe të mjaftueshme për t’u dhuruar, rreth 7,000 njerëz në SHBA vdesin çdo vit duke ‘pritur’ një organ
Kur transplantimi i parë i veshkave u krye në vitin 1954, ai ndryshoi përgjithmonë fushën e kirurgjisë. Në vend që të humbisnin jetën, mijëra pacientë me organe të cilat ishin jashtë funksionit, do të mund të kishin mundësi t’i zëvendësonin ato me organe të reja dhe të shëndetshme.
Transplantimi i organeve, megjithatë, gjithmonë ka pasur një problem furnizimi. Organet e transplantuara, më së shpeshti, vijnë nga donatorët e vdekur dhe më pak se 60% e të rriturve të gjallë, në SHBA regjistrohen të jenë donatorë të organeve.
Prej tyre, më pak se 1% vdesin në një mënyrë, në të cilën organet e tyre mund të transplantohen në mënyrë të sigurt në një pacient që ka nevojë.
Për shkak se nuk ka organe të mjaftueshme për t’u dhuruar, rreth 7,000 njerëz në SHBA vdesin çdo vit duke ‘pritur’ një organ.
Sot, ka më shumë se 114,000 pacientë që presin për organe në SHBA. Organi më në kërkesë, deri tani, janë veshkat, të cilat kanë një listë pritjeje shtatë herë më të gjatë se ajo për mëlçinë, organi tjetër më i nevojshëm, transmeton ‘Scan’.
Shumica e donatorëve janë të vdekur, por veshkat dhe mëlçitë mund të vijnë të dy nga donatorët e gjallë (pankreasit, lobet e mushkërive, zorrët dhe transplantet e mitrës mund të vijnë edhe nga donatorët e gjallë, por janë shumë më rrallë). Një person ka nevojë vetëm për një veshkë për të jetuar, prandaj këto dhurime zakonisht mund të vijnë nga një mik ose një i afërm, përcjell albinfo.ch.
Që nga viti 1988, numri i transplanteve është katërfishuar. Në planin afatgjatë, megjithatë, kirurgjia e transplantit në mënyrë ideale do të largohet nga mbështetja në organet njerëzore. Fusha e xenotransplantimit, ose transplantimi i organeve përgjatë specieve, ka bërë përparime serioze. Në fund të vitit të kaluar, shkencëtarët ishin në gjendje të mbajnë ‘’kavie’’gjallë për gjashtë muaj pas marrjes së zemrave të derrave të modifikuara gjenetikisht. Një tjetër grup mbajti derrat gjallë për dy muaj me mushkëri laboratorike. Edhe pse asnjë nga këto zhvillime nuk është testuar ende tek njerëzit, puna e suksesshme tek kafshët sugjeron që provat klinike nuk janë larg, dhe një ditë mund të ketë një veshkë në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë për një të tillë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












