Lajme
Cilat shtete do të shtohen në listën e karantinës në Zvicër?
Cilat vende ka të ngjarë të jenë në listë?
Nesër zyrtarët zviceranë të shëndetit do të publikojnë listën e vendeve me rrezik të lartë, nga të cilët mbërritjet duhet t’i përmbahen një karantine të detyrueshme.
Nga 6 korriku Zvicra vendosi një kërkesë të detyrueshme për karantinë për mbërritjet nga vendet “me rrezik të lartë”. Lista përfshiu 29 vende, ku numri i të infektuarve me koronavirus ishte i lartë.
Të mërkurën, sipas raportimit në mediat zvicerane, deri në 18 vende mund të përfshihen në listë.
Cilat vende mund të shtohen në listën e detyrueshme të karantinës në Zvicër?
Gjatë njoftimit fillestar të karantinës, autoritetet shëndetësore zvicerane thanë që vendet me më shumë se 60 infeksione të reja për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të kaluara do të shtohen në listë, përcjell albinfo.ch.
Këto janë: Kirgistani, Luksemburgu, Mali i Zi, Kazakstan, Kosta Rika, Maldivet, Palestina, Porto Riko, Seychelles, Guatemala, Suriname, Eswatini, Bosnja dhe Hercegovina, Ekuador, Meksikë, El Salvador dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Qeveria zvicerane ka thënë vazhdimisht se lista është subjekt i ndryshimeve, përfshirë heqjen e vendeve që duket se kanë virusin nën kontroll.
Lista aktualisht përfshin: Argjentinën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahreinin, Bjellorusinë, Bolivinë, Brazilin, Cabo Verde, Kilin, Republikën Dominikane, Hondurasin, Irakun, Izraelin, Katarin, Kolumbinë, Kosovën, Kuvajtin, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut, Omanin, Panama, Perun, Rusinë, Arabinë Saudite, Suedinë, Serbinë, Afrikën e Jugut, Shtetet e Bashkuara etj.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













