Kosova
Cilat vende kanë më tepër ditë pushimi të paguara
Bëhet e ditur se pavarësisht nëse është festë kombëtare, festival fetar, ose thjesht një minimum i mandatuar për ditët e pushimeve me pagesë, çdo vend ka rregulla të ndryshme, që vendosin pragun bazë të pushimit me pagesë për punonjësit.
Resume.io analizoi ligjet për pushimet me pagesë dhe festat publike me pagesë, në çdo vend të botës dhe krijoi një paraqitje grafike, për të parë sasinë minimale të ditëve të pushimeve që punonjësit kanë të drejtë, të paktën në letër.
Sipas raportit, thuhet se Shqipëria renditet ndër vendet mesatare sa së bashku me Danimarkën, Qipron, Egjiptin, Mauritius, Afrikën e Jugut dhe disa vende në Afrikë, me gjithsej 34 ditë pushimi. Këtu përfshihen festat zyrtare dhe ditët e pushimit të paguara që marrin punonjësit nga kompania. Shqipëria ka 14 ditë festa publike zyrtare dhe 20 ditë pushime për punonjësit, të paguara me ligj (këto të fundit janë ditët që përcaktohen me ligj si leje vjetore, ndërsa nuk ka të dhëna se sa zbatohen këto ditë, sidomos në subjektet private- Shënim i Monitor).
Edhe Kosova vjen pas saj, me 31 ditë pushimi të paguara gjithsej në vit.
Në krye të listës është Irani me gjithsej 53 ditë pushimesh, të ndara pothuajse në mënyrë të barabartë midis festave publike dhe pushimeve me pagesë.
Shqipëria, ndër vendet me më shumë festa zyrtare në Europë
Sipas hartës për festat publike, Shqipëria është ndër vendet që ka më shumë ditë zyrtare pushimi në Europë, me 14 ditë gjithsej. Rekordin e mbajnë Islanda (16) dhe Lituania e letonia me nga 15. Në rajon, Kosova dhe Serbia kanë nga 11 ditë festa zyrtare, Maqedonia e Veriut 12, Bosnjë Hercegovina 10 dhe Mali i Zi 8. Në Europë më pak festat zyrtare ka Greqia me vetëm 6 ditë në vit.
Vendet me numrin më të ulët të pushimeve të paguara
Të dhënat në studim përqendrohen në dy lloje pushimesh me pagesë: festat publike dhe ditët e pushimeve me pagesë. Kombinoni ato së bashku dhe keni shumën totale të pushimit të paguar.
Disa vende afrikane, Europiane dhe të Azisë Qendrore, duke përfshirë Togon (43), San Marinon (46) dhe Jemenin (45), kanë qenë jashtëzakonisht bujarë me ditët e pushimeve.
Ndërkohë, të tjera, duke përfshirë vendet oqeanike të Mikronezisë (9) dhe Nauru (10), renditen në fund të listës. Shtetet e Bashkuara janë të barabarta me Naurun në vendin e dytë të fundit, me punonjës me vetëm 10 ditë pushimi në vit.
Cilat vende kanë ditët më të paguara të pushimit?
Nëse punoni me kohë të plotë dhe i kushtoni 40 orë në javë vendit tuaj të punës, shumë vende besojnë se ju meritoni pushim.
Në shumicën e vendeve, ekzistojnë ligje për të siguruar leje ligjore për punonjësit. 22 vende kanë një politikë bujare pushimi 30-ditore, me 10 vende në kontinentin afrikan.
Megjithatë, shuma e pushimit të paguar në mbarë botën, shpesh varet nga qëndrimi i punonjësit. Dhe jo të gjitha vendet kanë të njëjtat minimume, pasi SHBA, Nauru, Mikronezia dhe Kiribati, kanë zero ditë pushimi me pagesë të mandatuar.
Është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk do të thotë, që të gjithë punonjësit në këto vende kanë zero leje me pagesë. Kjo do të thotë se varet nga punëdhënësi, me disa kompani që përdorin leje bujare me pagesë për të joshur punonjës të aftë, ndërsa të tjerat nuk ofrojnë asnjë.
Shqipëria dhe Kosova renditen në vendet të cilat i rregullojnë dhe përcaktojnë ditët e pushimeve për punonjësit me ligj, me rreth 20 ditë pushimi të paguar vjetor, në të njëjtin nivel me vendet e Ballkanit, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Italia, Holanda, Zelanda e Re etj.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











