Futboll
Cilën Kombëtare do të zgjedhë Ademi?
Sulmuesi i FC Baselit, Kemal Ademi mund të luante për Zvicrën, Gjermaninë, Kosovën dhe Shqipërinë. Për cilin Kombëtare do të vendosë futbollisti nga Herisau?
Përfaqësuesi i Kemal Ademit, Renato Cedrola ka qenë shumë i zënë në kohët e fundit, pas Federata e Futbollit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë vazhdimisht e kontaktojnë. “Ata e thërrasin Kemalin për ndeshjet e radhës ndërkombëtare, duan ta bindin atë për një ndryshim të kombeve”, thotë këshilltari i Ademit, shkruan Blick.
Por, nuk e ka të lehtë të vendosë, derisa përparësi ka Zvicra. “Ai u rrit në Herisau, këtu është në shtëpi, ndjehet zviceran”, thotë Cedrola, përcjell albinfo.ch.
Atdheu i Ademit është Herisau
Por, Ademi ka pak lidhje me shtëpinë e prindërve të tij. Edhe pse një pjesë e të afërmve ende jetojnë në Kosovë, vetë Kemali shkon rrallë atje. Kur familja iku gjatë luftës në Kosovë, Ademi nuk kishte lindur akoma, shkruan tutje Blick.
Shtëpia e tij është Herisau. Atje, ku babai punon si kujdestar në një shkollë. Atje, ku Ademi fillon të luajë futboll në FC Herisau. Më pas luajti në FC St. Gallen, Hoffenheim, Xamax dhe FC Basel.
Për Baselin ka shënuar disa gola dhe normalisht se Kosova dhe Shqipëria janë të interesuar për sulmuesin e gjatë 196 cm të gjatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet












