Futboll
Cili është skenari i kualifikimit të Shqipërisë
Kuqezinjtë duhet një mrekulli për të dalë në vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C të Ligës së Kombeve
Humbja e Shqipërisë 2:0 kundër Izraelit i ka minimizuar shanset për ta mbyllur Grupin 1 të Ligës C në vendin e parë.
Gjithsesi, ekziston një mundësi matematike, me një përqindje shumë të ulët që të ndodhë, që kuqezinjtë të lënë pas në renditje si Izraelin ashtu edhe Skocinë.
Dhe në bazë të këtij skenari, të tria skuadrat duhet ta mbyllin grupin me pikë të barabarta, nga 6. Në këtë rast do të hynte në punë golaverazhi, shkruajnë mediat shqiptare.
Shqipëria duhet patjetër të fitojë me diferencë të thellë golash me Skocinë, 4:0, dhe Skocia të triumfojë 1:0 (2:0 ose 3:0) ndaj Izraelit, që kuqezinjtë të kualifikohen tutje.
Në këtë rast, golaverazhi i Shqipërisë do të ishte pozitiv, 5/4, i Izraelit 4/3 (4/4 ose 4/5), dhe i Skocisë 4/6, (5/6 ose 6/6).
Kriteri që do të favorizonte Shqipërinë ndaj Izraelit do të ishte numri i përgjithshëm i golave të shënuar (pikët do të ishin të barabarta me Izraelin, 6, diferenca e golave e njëjtë, +1).
Çdo fitore e Skocisë me diferencë 4 ose më shumë gola ndaj Izraelit, do ta bënte të pavlefshëm suksesin hipotetik 4:0 të kuqezinjve ndaj Skocisë. Në kë rast do të kualifikoheshin skocezët.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











