Shqipëria
Cili shtet është më i prekuri në rajon nga ngjarjet klimatike
7 persona vdiqën në Shqipëri për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1998 dhe 2017, numri mesatar i vdekjeve në vit ishte 1.85.
Në të njëjtën periudhë, Shqipëria renditet e 137-ta në botë për rrezikun global nga ngjarjet klimatike, më e rrezikuara në rajon. Ndërsa, humbjet monetare për këtë periudhë përllogariten rreth 32 miliardë dollarë.
Këto të dhëna, të publikuara në raportin më të fundit global për Riskun e Klimës 2019, studim i përvitshëm i Global Watch.
Në raport, numri i të humburve në fatkeqësi ka qenë më rënie nga një vit më parë, ndërsa humbjet financiare janë më të mëdha.
Krahasuar me rajonin, Shqipëria vetëm për vitin 2017, viti i fundit i analizës, është renditur në vendin e 78 dhe ndodhet në një pozicion më pak të favorshëm, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova ndodhen në vendin e 108, pra kanë qenë më pak të prekura nga ngjarjet klimatike ekstreme.
Duke u bazuar në raportin e vitit 2019 të German Watch “Global Climate Risk Indeks”, vendet dhe territoret e prekura më së shumti në vitin 2017 ishin Porto Riko, Sri Lanka si dhe Republika Dominikane. Për periudhën 1998 – 2017 Porto Riko, Hondurasi dhe Mianmar janë më të rrezikuarat.
Rreziku global i klimës, hulumtim i përvitshëm nga Global Watch, është një analizë e bazuar që vendos në dispozicion të dhëna të besueshme për ndikimet e motit ekstrem dhe të dhëna socio-ekonomike të lidhura me to.
Indeksi i rrezikut të klimës German Watch 2019 është publikimi i 14-të i këtij institucioni. Qëllimi i tij është të tekstualizojë diskutimet e vazhdueshme të politikave klimatike, sidomos ndërkombëtare, negociatat për klimën -me ndikime në botën reale gjatë vitin e kaluar dhe 20 vjetët e fundit, shkruan Monitor, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026














