Kosova
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe me askënd për koalicion, përcjell albinfo.ch.
Ajo tha se vijat e kuqe janë shpikur nga Vetëvendosje.
“Ne mendojmë se me Lëvizjen Vetëvendosje e kemi të vështirë të realizojmë planin tonë, mirëpo duhet të zhveshet nga këto termat e rëndë përjashtues e ndonjëherë edhe linçues”, tha ajo.
Çitaku u shpreh e bindur Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të dalë në opozitë.
“Po e them me siguri të plotë, jo me arrogancë”, u shpreh ajo.
Çitaku u shpreh e bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës.
“Këtë besim timin nuk e kam vetëm për shkak të intuitës politike, por edhe për shkak të matjeve në terren. Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës, jam e bindur”, tha ajo.
“Unë jam e bindur se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues për shumë kë, siç ka qenë befasues edhe rezultati i zgjedhjeve lokale”, tha ajo.
Çitaku në “Click” tha se opozita në përgjithësi, jo vetëm PDK- është kritikuar padrejtësisht. Sipas saj, kjo opozitë aktualisht që Kosova të bëhet shtet totalitar.
“Kjo opozitë, e cila shpeshherë edhe padrejtësisht është kritikuar, me nismat e saj të dërguar në Gjykatën Kushtetuese ka arritur të shpëtojë Kosovën nga tendencat autoritare dhe totalitare të kryeministrit Albin Kurti, duke dërguar lëndët për trajtim ligjet…kjo është detyra e opozitës, detyra e opozitës nuk është të çirret as të hedhë vezë”, tha ajo.
Çitaku vlerësoi se kryeministri Kurti ka shkelur çdo premtim dhe çdo zotim.
“Kryeminsitri Kurti vazhdon të flasë si opozitar dhe, veprimet në Bruksel i ka komplet të njëanshme”, tha ajo.
Ajo mohoi se “i kanë lënë në duar Kurtit pataten e nxehtë”, duke thënë se i lanë vetëm Kosovën pavarur me 100 njohje. Çitaku shtoi se Kurtit ia kanë lënë dy letra të njëpasnjëshme të presidentit amerikan që flasin për një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohje në qendër.
“E vërteta është se sjellja e papërgjegjshëm, aventureske e kryeministrit Kurti solli edhe zbehjen e reduktimin e ambicieve të aleatëve tanë pati një keqlexim të tmerrshëm të kontekstit të ri gjeopolitik pas ndërhyrjes pas agresionit rus në Ukrainë”, tha Çitaku.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












