Tematike
Çka do të mbyllet dhe çfarë do të mbetet hapur në Cyrih nga 10 dhjetori
Duke filluar nga 10 dhjetori, do të zbatohen masa më të rrepta në restorante, shitore dhe në tubime e takime. Këto masa do të jenë të vlefshme deri më 10 janar 2021
Për shkak të perkeqësimit të situatës me koronavirusin në ditët e fundit, kantoni i Cyrihut ka vendosur më në fund të përdorë frenat. Këtë e ka shpejtuar sigurisht edhe ultimatumi që i dha ditë më parë ministri Berset këtij dhe kantoneve tjera “rrebele”.
Duke filluar nga 10 dhjetori, do të zbatohen masa më të rrepta në restorante, shitore dhe në tubime e takime. Këto masa pastaj do të jenë të vlefshme deri më 10 janar 2021, shkruan SDA.
Sipas rregulloreve federale, aktualisht në një tryezë në restorante lejohen të ulen jo më shumë se katër veta. Në Cyrih, këta mund të jenë vetëm njerëz nga dy familje, ka njoftuar të martën qeveria e kantonit.
Restorantet, me të renë duhet të mbyllen në orën 22:00, ose një orë më herët se deri më tani, transmeton albinfo.ch. Orari i ri i mbylljes zbatohet gjithashtu për dyqanet, shërbimet “take away”, pompat e karburanteve, “dyqanet 24 orëshe” pastaj për argëtimin, sportet dhe bizneset e kohës së lirë.
Cyrihu, “qytet i mbyllur” nga ora 22.00 deri në orën 06.00
“Nga ora 22 e natës deri në orën 6 të mëngjesit, Cyrihu do të jetë i mbyllur në javët e ardhshme”, është shprehur drejtori i sigurisë Mario Fehr në konferencën e sotme për media.
Kazinot do të mbyllen plotësisht. Bizneset si bordellot, kabare, klube seksi, striptiz dhe sauna si dhe biznese të ngjashme, gjithashtu do të mbyllen. Takimet në hapësirat publike janë të kufizuara në maksimalisht dhjetë persona, përcjell albinfo.ch. Kjo vlen edhe për tubimet politike.
E diela dhe shitjet për festa do të ndalohen nga 24 dhjetori deri më 10 Janar.
Sipas kryetares së Qeverisë së Kantonit, Silvia Steiner, 36 komuna të Kantonit të Cyrihut tashmë kanë miratuar ditët e shitjeve tradicionale të së dielës për të dielën e 20 dhjetorit. Varet nga komunat në fjalë nëse do t`i tërheqin këto leje, po e panë të nevojshme.
Kufizimet në arsim
Do të ketë edhe kufizime në fushën e shkollave. Në nivelin e mesëm të lartë, d.m.th. në shkollat e ciklit të lartë dhe shkollat profesionale, e ashtuquajtura “javë e avancuar” do të zhvillohet pas pushimit të Krishtlindjes, transmeton albinfo.ch. Nxënësit duhet të kryejnë detyrat e punës në mënyrë të pavarur në shtëpi, ndërsa nuk do të ketë mësim në objekte shkollore.
Ndërkaq, në shkollën fillore, mësimet e rregullta fillojnë më 4 janar.
Ministrja e Shëndetësisë Natalie Rickli e ka përshkruar situatën në spitalet e Cyrihut si të tensionuar. Mbingarkesa duhet absolutisht të parandalohet.
Nëse numri i infeksioneve nuk bie siç shpresohet, do të jenë të nevojshme masa të mëtejshme që do të ishin shumë afër një bllokimi të sërishëm (Lockdown), ka thënë presidentja Steiner, përcjell albinfo.ch. “Ne ende nuk e kemi kaluar më të keqen prandaj duhet të shtrëngohemi mirë tani” ka thënë ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi















