Lajme
Çka janë gjysmë dhomat në Zvicër?
Pavarësisht nëse jeni zhvendosur së fundmi në Zvicër ose jeni duke kërkuar për një apartament të ri, ka shumë mundësi që të keni parë apartamente 1.5 ose 3.5 dhomash të reklamuara në internet.
Por çfarë është një gjysmë dhomë?
Ndërmjet viteve 1951 dhe 1983, një gjysmë dhomë përshkruhej si një dhomë midis gjashtë dhe dhjetë metrash katrorë dhe një gjerësi minimale prej 2,10 metrash.
Sot, nuk ka një përkufizim universalisht të vlefshëm për një dhomë me 0,5 dhoma dhe termi shërben vetëm si një udhëzues i lirë për qiramarrësit e mundshëm, shkruan The Local.
Në praktikë, termi “gjysmë dhomë” shpesh nënkupton dhomën më të vogël në një apartament që nuk është mjaftueshëm i madh për t’u kualifikuar si një dhomë e plotë, siç është korridori ose një depo.
Në Zvicër, apartamentet mund të reklamohen si me një gjysmë dhome nëse kanë një nga të mëposhtmet një zonë kuzhine, e cila është të paktën 12 metra katrorë, një zonë ngrënieje ose banimi brenda hapësirës së kuzhinës me një madhësi minimale prej gjashtë metrash katrorë ose një tualet i gjerë, dhomë hyrje ose korridor me madhësi të paktën gjashtë metra katrorë, përcjell albinfo.ch.
Shumë nga këto apartamente me gjysmë dhoma reklamohen si të tilla për të parandaluar largimin e qiramarrësve të mundshëm që mund të presin një apartament më të madh.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











