Kosova
Cliff: Çfarë po bën BE-ja me raportin e Kosovës për sulmin në Banjskë?
Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, në seancën Komisionit për Punë të Jashtme mbi rrjedhën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, kërkoi përgjigje nga Bashkimi Evropian (BE) për raportin e dorëzuar nga Kosova për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore, përcjell albinfo.ch.
“Ne duhet të pyesim miqtë tanë në BE se çfarë kanë bërë me raportin e qeverisë së Kosovës. Ai është dorëzuar në Bruksel në janar, ndërsa tani jjemi në mes të marsit. Çfarë po bëjnë ata për këtë?Unë nuk e kam parë raportin. Por unë mendoj se ne duhet të mbajmë një qëndrim shumë të vendosur për këtë”, deklaroi diplomati britanik që shërbeu në Kosovë mes 2011-2015.
Qeveria e Kosovës ka thënë se u kanë ofruar institucioneve evropiane prova dhe dëshmi të mjaftueshme për përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në veriun e banuar me shumicë serbe nën udhëheqjen e ish-nënkryetarit të Listës Serbe –partia kryesore e serbëve të Kosovës – Millan Radoiçiç, porse asnjë lëvizje nuk është bërë akoma në këtë drejtim.
BE-ja, nga ana tjetër, ka përsëritur se institucionet evropiane ende nuk e kanë pranuar raportin përfundimtar të përgatitur nga autoritetet kosovare për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë, ku mbeti i vrarër një polic kosovar dhe u plagosën dy të tjerë. Nga blloku në mënyrë të përsëritur kanë theksuar se qëndrimi për ngjarjen mbetet i pandryshuar derisa të pranojnë raportin.
Duke qenë se në këtë fazë nuk dihet akoma nëse ndonjë prej shteteve perëndimore ka kryer hetime për sulmin terrorist të 24 shtatorit, zyrtarë institucionalë dhe vëzhgues të huaj megjithatë kanë kërkuar nga bashkësia e organizuar ndërkombëtare të përgjigjen dhe t’i prezantojnë të gjeturat e hetimeve, për shkak se autoritetet serbe mohojnë përfshirjen në këtë sulm. (AP)
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave Këtë fundjavë që po vjen, vendpushimet e fundit të skive po kalojnë në modalitetin e dimrit... -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive










