Lajme
Cliff thotë se Serbia i di kushtet
Njëri nga shtetet më të fuqishme europiane, Britania e Madhe është duke insistuar që Serbia t’i plotësojë kushtet e kërkuara nga Komisioni Europian rreth Kosovës, nëse do që të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff në një bisedë për Express, ka deklaruar se ky qëndrim i është bërë i qartë edhe Presidentit të Serbisë, Boris Tadic të mërkurën në Londër.
“Presidenti Tadiq ishte në Londër të mërkurën dhe ne ia bëmë të qartë se Serbia ka bërë mjaft gjëra pozitive, natyrisht ajo që dihet më së miri është dorëzimi i Mladiqit, por ende ka për të bërë rreth asaj që gjithnjë përshkruhet si bashkëpunim rajonal, por që natyrisht nënkupton marrëdhëniet me Kosovën”, ka thënë Cliff.
Diplomati britanik thotë se nuk është në dijeni se cili do të jetë vendimi i vendeve anëtare të BE’së më 9 dhjetor rreth kandidaturës së Serbisë, por sipas tij, kushtet që i janë përcaktuar asaj janë të qarta.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












