Shqiperia

Clinton pas largimit nga Shqipëria: Nuk do ta harroj kurrë pritjen

Presidenti i 42-të i SHBA-së, Bill Clinton, pas largimit nga Shqipëria përmes rrjeteve sociale ka falënderuar Edi Ramën dhe popullin shqiptar për pritjen, duke thënë se nuk do ta harrojë kurrë.

“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im që punoj me ju për kaq shumë vjet për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkruan Clinton.