Shqiperia
Çmime ‘astronomike’ në disa resorte në Ksamil, shezlonët shkojnë edhe nga 200-300 euro

Ksamili duket se po bëhet një destinacion elitar. Sipas euronews albania, çmimet e shezlonëve në rezorte të caktuara në këtë zonë variojnë nga 200-300 euro, ndërkohë që shtoi se ka edhe zonë VIP, ku çmimet kapin 1000 euro.
Megjithatë, gazetarja tha se në Sarandë dhe Ksamil ka vend për të gjithë, pasi ka plazhe ku pushuesit mund të marrin çadra me çmim të lirë, duke filluar nga 1 mijë lekë të reja.
Ajo shtoi se ekzistojnë edhe plazhet publike, ku pushuesit mund të kalojnë pushimet me çadrën e tyre.
“Po ndalemi te shezlonget ekonomike në Sarandë, këtë vit minimalisht fillojnë me 1000 lekë. Sa i përket Ksamilit, ai po tenton të kthehet në një destinacion të turizmit elitar dhe këtë e tregojnë edhe disa subjekte të ngritura vitet e fundit, ku mund të gjesh minimalisht shezlonge me 200-300 euro, pastaj ka edhe shezlone vip, që kapin shifrën e 1000 euro”, tha gazetarja, ndërkohë që shtoi se gjithsesi Saranda ofron për të gjitha shtresat e shoqërisë, ku mund të gjesh shezlong të lirë, por ka edhe plazhe ku ti mund të shkosh me çadrën tënde.
E-Diaspora
-
Dardania për dy ditë me radhë festoi Festën e Flamurit Mërgata shqiptare feston denjësisht Festën e Flamurit me aktivitete të shumta ...
-
“Shkolla Shqipe” feston 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë, në Kantonin e Zugut
-
Vjenë: Ambasada e Kosovës ka hapur dyert për qytetarët e interesuar për njohjen e vlerave të vendit
-
Vepra e artistit kosovar mbulon krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737
-
Jehon kënga e vallja shqipe në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Lugano pranon pagesa bitcoin për të gjitha faturat e qytetit Qyteti Lugano tani po pranon pagesa bitcoin për të gjitha faturat e lëshuara nga qyteti. Këtu...
-
143,000 franga kosto shtesë për ngrohjen
-
24 milionë fjetje në verë, rekord për Zvicrën
-
60 mijë aksidente në pistat e skijimt në Zvicër çdo vit
-
Ky është rezultati i nxënësve zviceranë në testin PISA