Lajme

Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen

Ministri Rösti hodhi poshtë çdo ndërhyrje politike në lidhje me çmimet e larta të naftës. Luhatjet e çmimeve janë normale në një treg të lirë

Këshilli Federal po monitoron situatën aktuale rreth problemeve të mundshme të furnizimit me energji për shkak të konfliktit me Iranin.

Ministri i Energjisë Albert Rösti është shprehur në intervistën dhënë programit të lajmeve të së shtunës të SRF se është e vështirë të parashikohet saktësisht se me çfarë do të përballet Zvicra dhe sa rëndë do të preket vendi.

Autoritetet federale po monitorojnë situatën, ndonjëherë edhe në baza ditore. Rezervat e emergjencës mund të përdoren për të adresuar një mungesë të mundshme të furnizimit me naftë, transmeton albinfo.ch. Këto do të zgjasin për afërsisht katër muaj.

Në intervistë, Rösti gjithashtu hodhi poshtë çdo ndërhyrje politike në lidhje me çmimet e larta të naftës. Luhatjet e çmimeve janë normale në një treg të lirë, deklaroi Këshilltari Federal.