Shqipëria
Çmimet në hotelet shqiptare gjatë verës
Bazuar në mesataren e çmimeve, gjatë fillimit të korrikut ka një rritje të menjëhershme në 57 euro, ndërsa gjatë gjithë gushtit çmimi qëndron pothuajse i pandryshuar në pikun e 66 eurove për natë
Çmimet e dhomave në bregdetin shqiptar këtë vit do të shënojnë rritje, si pasojë e shtimit të turistëve dhe kufizimit të kapacitetit të strukturave akomoduese.
Deklarata, e cila mbështetet nga shoqata e Hoteleri-Turizmit, duket se është edhe më e vërtetë sa i takon segmentit të turistëve të huaj dhe shqiptarë që prenotojnë përmes internetit, shkruan ‘Scan’.
Të dhënat e Booking, platformës më të përdorur në Shqipëri për rezervime, flasin për një numër të madh hotelesh apo individësh që i listojnë më shtrenjtë këtë vit dhomat në dispozicion, përcjell albinfo.ch.
Shtrenjtimi vihet re edhe përgjatë periudhave të ndryshme të sezonit. Nëse në qershor 65% e strukturave listohen në kategorinë e çmimit nën 50 euro, në fillim të korrikut ky raport zbret në 50%.
Dhomat me një vlerë nën 50 euro për natë zbresin në 40% të totalit gjatë fillimit të gushtit. Në të njëjtën kohë vihet re një shtim i ndjeshëm dhomave, vlera e të cilave është 50-100 euro nata.
Bazuar në mesataren e çmimeve, gjatë fillimit të korrikut ka një rritje të menjëhershme në 57 euro, ndërsa gjatë gjithë gushtit çmimi qëndron pothuajse i pandryshuar në pikun e 66 eurove për natë.
Shtatori është muaji që ofron edhe çmimet më të mira, për ata pushues që zgjedhin të rrezikojnë disi me motin gjatë kësaj periudhe, për shkak se ka një zbritje të menjëhershme prej 17 eurosh.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit













