Kosova
Çmimet në restorante: Zvicra më e shtrenjta në Evropë, Kosova më e lira
Kosova është vendi më i lirë i Evropës, ku në restorantet e lira mund të konsumosh një vakt për 3.4 dollarë
Shqipëria, në krahasim me rajonin, por edhe disa vende të Evropës, është më e shtrenjtë për vaktet në restorantet e lira.
Sipas portalit më të madh të dhënave Numbeo.com, një vakt në Shqipëri kushton rreth 5.5 dollarë, duke e listuar Shqipërinë në vendin e 10 në Evropë për çmimet më të lira për konsumin e një vakti në një restorant jo të shtrenjtë.
Kosova është vendi më i lirë i Evropës, ku në restorantet e lira mund të konsumosh një vakt për 3.4 dollarë, shkruan ‘monitor’.
Në vend të dytë renditet Bosnja, ku konsumi i një vakti është 4 dollarë, Ukraina, 4.2 dollarë, Maqedonia me 4.6 dollarë dhe Serbia me 4.8 dollarë, përcjell albinfo.ch.
Më të lira se Shqipëria janë edhe disa vende të Evropës Lindore dhe Qendrore. Në Poloni, Hungari dhe Çeki mund të konsumosh një vakt për 5.2 dollarë.
Ku është më shtrenjtë që të hash lirë?
Edhe pse janë listuar çmimet e restoranteve të lira, një vakt në Zvicër kushton rreth 22 dollarë, duke e renditur vendin më të shtrenjtë të Evropës. Norvegjia, e cila renditet e dyta, dhe Islanda gjithashtu kanë një çmim të shtrenjtë, me rreth 20 dollarë vakti.
Me 17 dollarë mund të hash një vakt, edhe pse restoranti cilësohet i lirë, në: Belgjikë, Irlandë, Itali dhe Holandë.
Në Mbretërinë e Bashkuar çmimi për një vakt është 15 dollarë.
Vendet me një çmim mesatar prej 11 dollarësh për vakt janë: Austria, Gjermania, Finlanda, Greqia dhe Spanja.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit















