Lajme
Çmimi FIDES për Filantropi “Diaspora”
Çmimi FIDES 2012 do t’i ndahet edhe personit dhe biznesit nga diaspora
Forumi për Iniciativa Qytetare shpallë konkurs për dhënien e çmimit për filantropi në Kosovë. FIDES është çmimi i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë dhe do të ndahet nga FIQ për të katërtin vit me radhë.
Çmimi FIDES simbolizon një mirënjohje të madhe për kompanitë dhe individit të cilët në mënyrë sistematike dhe të kujdesshme kanë përkrahur aktivitetet dhe projektet e interesit të përbashkët.
Kompania fituese do të shërbej si model i suksesshëm dhe inspirues për të tjerët, duke lënë publikisht të kuptohet se si duhet të investohet për të mirën e komunitetit.
Çmimi FIDES do t’i dhurohet edhe personit dhe biznesit nga diaspora të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë përkrahur aksionet jo-profitabile, organizatat apo grupet e organizuara shoqërore, të cilët në mënyrë efektive dhe të frytshme janë angazhuar në zgjidhjen e problemeve në shoqërinë tonë.
Populli i Kosovës, individë të ndryshëm, duke përfshirë edhe diasporën e Kosovës, kanë dhënë aq shumë për të mirën e përbashkët dhe kjo ndonjëherë është lënë në harresë.
FIQ, në vitin 2009 filloi një traditë të re në shoqërinë tonë, atë të shprehjes së mirënjohjes publike për bizneset dhe individët të cilët dëshmuan angazhimin e tyre për rritjen e cilësisë së jetesës në Kosovë, thuhet në konkursin e Forumit për Iniciativa Qytetare. Konkursi është i hapur deri më 31 Tetor 2012. Kompanitë dhe individët që marrin pjesë në konkurs, mund të konkurrojnë vetë ose të nominohen nga të tjerët. Të gjithë personat që aplikojnë nga diaspora të kontaktojnë përmes telefonit në nr. +381 38 24 86 77 dhe +386 43 733 454, ose adresës elektronike: [email protected]
Formularin e plotësuar mund ta dërgoni në: [email protected] ndërsa dokumentacionin përcjellës e dërgoni deri më 31 Tetor 2012 në këtë adresë:Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQLagjja Aktash, rr.Rexhep Mala10 000 Prishtinë, Kosovë
Më shumë informacione në rubriken njoftime:http://www.albinfo.ch/njoftime/konkurs-%C3%A7mimi-fides-p%C3%ABr-filantropi-n%C3%AB-kosov%C3%AB-2012-88538
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










