CH-Ballkani
Çmimi për literaturë shkon te poeti zviceran Beat Brechbühl
Në festivalin letrar të poezisë “Ditët e Naimit”, që do mbahet gjatë kësaj jave në Tetovë dhe Pogradec, poeti zviceran Beat Brechbühl nderohet me çmimin letrar të poezisë
Prej 18-22 tetor 2018 në Tetovë dhe në Pogradec do të mbahet edicioni i 22-të i Festivalit ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit”. Atë do ta karakterizojë një program i ngjeshur letrar, artistik dhe kulturor. Në të do të mbahen katër lexime letrare, do të promovohen 5 libra të rinj të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”, si dhe do të bëhen vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare në qytetin e Tetovës dhe atë të Pogradecit, tha drejtori i FNP “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu.
Në edicionin e 22-të të Festivalit ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit” marrin pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si: Beat Brechbuhl (Zvicër), Gerry van der Linden (Holandë), Kristian Guttesen (Islandë), Gloria Sofia (Portugali), Elizabeth (Malta), Marisol Bohoruez (Kolumbi), Eliza Segiet (Poloni), Licilla Trapazo (Zvicër), Rokiah Hashi (Malajzi), Primozh Repar (Slloveni), Natalia Trevino (SHBA), Moan Shalaba (Izrael), Gema Bocardo (Spanjë), Jon Hoyer (Danimarkë), Giuseppe Napolitano (Itali), Noah Avala (Portoriko), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Elena Prenxhova dhe Slagjana Bojanovska (Maqedoni), Erina Çoku, Ylli Çela dhe Arjan Kallço (Shqipëri), Brahim Avdili dhe Ndue Ukaj (Kosovë), Bardhyl Zaimi dhe Remzi Salihu (Maqedoni).
Dhënia e çmimit do të bëhet natën e 18 tetorit, në Qendrën Kulturore të Tetovës. Leximet e Brechbühl në Tetovë, të enjten më 18 tetor dhe të shtunën, më 20 tetor, do të transmetohen drejtpërsëdrejti nga televizioni shtetëror i Maqedonisë, informon albinfo.ch.
Ky njoftim ka shkaktuar kënaqësi të madhe te Beat Brechbühl: Në mesin e ish-fituesve të çmimit letrar “Naim Frashëri” u, a. Abdellatif Laabi nga Maroku dhe Ewa Lipska nga Polonia. Që të dy janë lexuar shumë vite më parë në Ditët lirike të Frauenfeldit. Duhet theksuar se vitin e kaluar u publikuan dy libra të Beat Brechbühl në Waldgut.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin












