E-Diaspora
“Cobra 11” lufton kundër mafias shqiptare
Të enjten në mbrëmje ka filluar transmetimin në televizionin gjerman RTL një nga seritë më të ndjekura gjermane, “Alarm für Cobra 11”.
Në episodin e ri të këtij sezoni ishte sërish pjesëmarrës aktori shqiptar me famë në Gjermani, Blerim Destani. Disa pjesë të këtij filmi janë xhiruar në Tiranë dhe Elbasan, ndërkohë që një pjesë e skenarit është edhe në gjuhën shqipe.
Dy aktorët e kryesorë të këtij filmi, Semir (Erdogan Atalay) dhe Alex (Vinzenz Kiefer), kësaj here marrin një operacion kundër një familjeje mafioze shqiptare.
“Cobra 11” në këtë seri zbulon në autostradë një sasi të madhe të drogës. Por, gjatë arrestimit të trafikantëve, një nga protagonistët, Semiri, vret djalin e një mafiozi shqiptar. Familjarët e të vdekurit betohen se do të marrin hak ndaj oficerit të policisë. Tani në rrezik nuk është më vetëm jeta e policit, por edhe e familjes së tij, duke u ndjekur edhe në Gjermani.
Për shkak të rrezikut të krijuar, policit të autostradës nuk i mbetet gjë tjetër pos të shkojë së bashku më Alexin në Tiranë dhe të përballet frontalisht me familjen mafioze shqiptare.
Gjatë këtij sezoni seria do t’i këtë nëntë episode dhe transmetohet çdo të enjte nga ora 20:15 min.
Aktori Destani dhe xhirimet nga vendet e Shqipërisë ishin të pranishme vetëm në këtë episod, ndërsa për të gjithë ju që nuk e keni shikuar të enjten, mund ta shihni në linkun në vijim:
http://www.nowtv.at/rtl/alarm-fuer-cobra-11/pilot-vendetta/player
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













