Lajme

Çokollata e zezë ka përfitime të shumta shëndetësore

Ja arsyet pse duhet ta konsumojmë

Çokollata e zezë është një nga ushqimet më të preferuara të stinës së dimrit, nga e cila mund të keni përfitime të shumta shëndetësore. Ajo është një produkt, i cili ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, plakjen e parakohshme, si dhe mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit.

Disa nga përfitimet shëndetësore të çokollatës së zezë janë:

 

Nxit fuqinë e trurit

Pirja e çokollatës të zezë përmirëson shëndetin e trurit. Flovanoidet e ndodhura në çokollatë rrisin qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru duke ju ndihmuar të jeni më të qartë në mendime. Nëse doni të përmirësoni kujtesën tuaj, pini dy gota me çokollatë të nxehtë në ditë. Por sigurohuni që të mos përdorni shumë sheqer.

 

Përmban antioksidantë

Sipas një studimi të kryer nga “Cornell University”, çokollata e zezë përmban më shumë antioksidantë se çaji jeshil apo vera.

 

Nxit humorin

Çokollata e zezë stimulon lirimin e endorfinës dhe ju bën të ndiheni të lumtur. Por, problemi është se ajo mund të përmbajë sasi të mëdha sheqeri, gjë që nuk është e mirë për shëndetin, këshillohet të konsumohet pa sheqer.

 

Përmirëson shëndetin arterial

 

Flovanoidet ulin presionin e gjakut, duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Duke qenë se çokollata e zezë përmban yndyrna të këqija, nuk duhet të pini më shumë se dy gota në ditë.

Ju ndihmon të humbni peshë

 

Nëse po përpiqeni të bini në peshë, filloni të pini çokollatë të zezë (pa sheqer) dhe mund t’ia arrini qëllimit. Një filxhan çokollatë e zezë është më e ulët në kalori krahasuar me pastat apo ëmbëlsirat e tjera.