Lajme
Coop ndalon riciklimin falas të shisheve plastike
Rrjeti zviceran i supermarketeve Coop ka ndaluar ofrimin falas të mundësisë për të hedhur shishet plastike të produkteve si qumështi, shampos apo detergjentët në kontejnerët e riciklimit brenda dyqaneve, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Ky ndryshim ka hyrë në fuqi me introduktimin e sistemit të ri të riciklimit “Recybag”, i cili tashmë zbatohet në disa kantone përfshirë Basel-City, Basel-Country, Cyrih, Bernë, St. Gallen, Schaffhausen dhe Graubünden. Në këto zona, klientët duhet të përdorin thasët e veçantë të Recybag dhe të paguajnë për hedhjen e ambalazheve plastike prej polietileni (PE).
Përjashtim bëjnë shishet PET, për të cilat tarifa e riciklimit është e përfshirë tashmë në çmimin e produktit – zakonisht 1 cent për shishe.
Coop është i vetmi zinxhir shitjesh në Zvicër që ka ndaluar këtë shërbim falas, ndërsa Migros, Aldi dhe Lidl vazhdojnë t’u ofrojnë konsumatorëve mundësinë për të ricikluar ambalazhet plastike pa pagesë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana











