Lajme
Cooper, viziton fshehtas Kosovën
Ndërmjetësi i Bashkimit Europian, Robert Cooper, ka qëndruar fshehtas të premten në Prishtinë për të zhvilluar bisedime me palën kosovare, në përpjekje për të rifilluar procesin e bisedimeve Kosovë –Serbi.
Zyra e Zëvendëskryeministres Edita Tahiri, e cila udhëheq delegacionin e Prishtinës në bisedime me Beogradin nuk ka publikuar asgjë rreth vizitës së lehtësuesit Cooper në kryeqytet.
Kur britaniku vjen në Kosovë, ai zakonisht takon Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Zëvendëskryeministren Edita Tahiri.
“Nuk kemi diçka zyrtare për Cooper’in”, ka thënë Visar Xani, këshilltar i Zëvendëskryeministres në një përgjigje të shkurtër për Express.
Në këtë mënyrë, as nuk është mohuar, e as pohuar prezenca e Cooper’it në vend. Por, ardhja e Cooper’it është konfirmuar nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë, Catherine Ashton.
“Robert Cooper është në Prishtinë për të bërë përgatitje rreth takimit të ardhshëm”, ka thënë zëdhënësi Michael Mann, në një prononcim elektronik për Express.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










