Shqipëria
Covidi nuk i ndal turistët në Shqipëri
Në Shqipëri ka arritur edhe aeroplani i dytë me turistë për këtë sezon.
Shqipëria çdoherë e më shumë po bëhet tërheqëse për turistët e huaj. Edhe pse në kohë pandemie, kësaj radhe turistët nga Ukraina kanë zgjedhur pikërisht Shqipërinë për t’i kaluar pushime verore. Një aeroplan çarter i kompanisë “Belavia” ka zbarkuar në aeroportin e Rinasit me 157 turistë nga Ukraina, shkruan albinfo.ch.
Edhe pse turizmi në Shqipëri, si në vendet e tjera, pritet të goditet rëndë nga pasojat që ka sjellë pandemia e koronavirusit, duket se turistët nuk kanë të ndalur.
Po ashtu, duhet theksuar se dy javë më parë, mbërriti edhe një tjetër aeroplan nga Bjellorusia me 179 turistë, shkruan albinfo.ch.
Gjathashtu thuhet se në ditët në vijim priten edhe shumë turistë nga shumë shtete evropiane, duke u premtuar edhe kujdes shëndetësor të gjithë turistëve.
Ndryshe, Shqipëria momentalisht i ka të hapur kufijtë me të gjitha vendet e rajonit. /Albinfo.ch








E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













